Shtrëngimi i masave për të pavaksinuarit/ Shpërthejnë protestat ne Greqi,kundër vaksinës me detyrim

Një tubim kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe masave qeveritare po zhvillohet aktualisht në Sintagma,Duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valëvitur flamujt grekë, protestuesit marshuan me pankarta në duar ku shkruheshin: “Jo vaksinimeve të detyrueshme” dhe “Ne i themi jo helmit të vaksinave“. Forcat e Rendit janë detyruar të përdorin pompat e ujit me presion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë goditur me gurë dhe molotov kundrejt tyre.


Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona ndërsa po boshatisin sheshin Sindagma. Kohët e fundit, protestuesit mbështeten prej organizatave fetare dhe ato të ekstremit të djathtë, ndonëse zyrtarisht kisha greke është shprehur pro vaksinimit. Postimet dhe thirrjet përkatëse për tubimin e sotëm u publikuan ditët e kaluara në mediat sociale, me njoftime që theksonin se protesta nuk është partiake në natyrë dhe nuk lidhet me hapësira të veçanta ideologjike.

Në të njëjtën kohë, një tubim kundër vaksinimit të detyrueshëm është duke u zhvilluar në Kullën e Bardhë, në Selanik, në të cilin janë mbledhur dhe janë duke marshuar transmeton Zougla.gr .Masat përcaktojnë ndalim të detyruar nga puna dhe nxjerrja në asistencë të pa paguar për ata që refuzojnë të vaksinohen si dhe testim të detyrueshëm me fondet personale për ata që kanë vendosur ti thonë jo vaksinimit.

Masa kufizuese priten të merren edhe në sektorin e shërbimit dhe restorantet, në ambientet e mbyllura të të cilave, nuk do të mund t’ju shërbehet të pa vaksinuarve.Me një qarkore të brendshme qeveria ka njoftuar të gjitha dikasteret të zgjerojnë listën e kategorive që do të jenë të detyruar të vaksinohen, ndërsa më herët kryeministri i vendit deklaroi se vendi nuk do të ketë një ‘lockdown’ të dytë.