U zgjodh pjese e kryesisë së PD/ Aktori i humorit Jul Deda del me deklaratën e papritur

Gati për nisjen e një sezoni të ri parlamentar dhe Partia Demokratike sot ka publikuar listën me anëtarët e rinj të saj. Në këtë listë si pjesë e kryesisë së opozitës shihet emri i aktorit të humorit Jul Deda i cili në zgjedhjet e 25 prillit u tërhoq si kandidat në zgjedhje. Deda i cili gjithmonë ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike, sot ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale mbi këtë risi në karrierën e tij.

Postimi i plotë:


Sot PD dhe Kryetari Basha, kane vendosur qe une te jem njeri nga kandidatet per kryesine e kesaj partie. Duke ditur fort mire rendesine e ketij forumi vendimarres, jam mirenjohes per vleresimin.

Paraprakisht dua te falenderoj çdo anetare te Keshillit Kombetar qe do me votoje, gjithashtu faleminderit edhe atyre qe mendojne te kunderten, gjithsesi per mua opozita eshte vokacion personal dhe i pandalshem.

P.s. Si do qe te shkoje, nje gje e kam te qarte, gjithmone do te dua Shqiperine me shume se partine..!

“Mos i vendos enët e lagura mbi lavatriçe” / Motër e vëlla rrihen me ç’tu dalë para, shkulin edhe kapakun e bidesë

Që të vegjël jemi grindur për lodrat me motrat apo vëllezërit, apo për shkaqe nga më të paarsyeshmet, kjo nuk ka asnjë diskutim që u ka ndodhur të gjithëve. Por që grindjet dhe rrahjet mes motrës dhe vëllait të vazhdojnë edhe në moshë madhore apo për shkaqe banale, këtë e tregon shembulli i një çështjeje të referuar në policinë e Tiranës që e nxehur i dha drejtim duke ngritur akuzë për të dy, pasi kanë rrahur njëri tjetrin.
Provat që ata paraqitën në drejtorinë vendore ku vërtetohej se ishin mjekuar mbas grindjes u përdorën nga policia ndaj të dyve që tanimë janë nën akuzë për dhunë në familje.


“Zakonisht në moshë madhore motrat me vëllezërit, apo vëllezërit me vëllezërit rrihen dhe konfiktohen për pasuritë, por ky është rast specifik i një marrëdhënie të ashpër të dy të rriturve që zihen në prani të prindërve dhe nën të njëjtën çati ku rrinë,” deklaroi oficeri i rendit për Gazetasi.al.

Ngjarja ndodhi pasi asnjëri nga ata të dy nuk e duron tjetrin dhe siç dyshohet vetëm sepse motra nuk i bindej urdhrave të vëllait më të madh, i cili jo vetëm kërkonte pastërti dhe bindje, por pretendonte se ishte aq i informuar saqë kishte dijeni se enët nuk duhet të mbahen të lagura. Marrëdhëniet me të motrën që gjithashtu rezulton të ketë reaguar disa herë dhe ta ketë qëlluar vëllain e madh, janë përkeqësuar mbasi gruaja u kthye në shtëpi në mbyllje të një martese të dështuar. Hetimi lë të kuptohet se ajo nuk i gjeti dyert hapur dhe veçanërisht u prit keq nga i vëllai, i cili me kërkesa të vazhdueshme synonte mërzitjen e motrës, që nga ana e saj njëherazi i kishte vënë qëllim vetes që t’ja vështirësonte jetën të vëllait. Por çdo gjë u bë e padurueshme për D.D, kur ajo u sulmua me kapakun e bidesë nga i vëllai, i cili e shkuli nga banja dhe as që u frenua dhe as i erdhi keq për të motrën. Nga ana tjetër edhe motra sipas burimeve të policisë ka qenë me herët e hetuar për dhunë në familje dhe sakaq të dy motër e vëlla kishin nga një urdhër mbrojtjeje, që i detyronte ata të qëndrojnë sa më larg.
Por banesa e prindërve të tyre nuk është aq e madhe sa të shmangë grindjet dhe sherret. A.D është vëllai i gruas kallëzuese dhe së fundmi ai u denoncua për dhunë përmes telefonatës nga e motra “po laja enët mbi lavatriçe dhe shtyva bidenë e tualetit. Në atë çast erdhi vëllai e shkuli kapakun e bidesë dhe më goditi” dëshmon pranë policisë së Tiranës gruaja e re. Mbas këtij sulmi ajo pretendon se e njoftoi të vëllain se duhet t’i qëndronte sa më larg, mbasi kishte urdhër mbrojtjeje prej tij.


“Në largim e sipër tha se do ta njoftonte ai policinë dhe u fut në dhomë. Prita policinë rreth 40 minuta por nuk erdhën dhe e kuptova që nuk e kishte njoftuar. Atëherë telefonova dhe kur mbërritën forcat që më mjekuan dorën shkova në komisariat për të kallzuar veprimet e tim vëllai,” tha ajo.
“Vëllai i madh tregoi se prej kohësh i shmangej të motrës”, tha një zyrtar i policisë për Gazetasi.al.

“Ne kemi një ambient të përbashkët dhe ajo është banja. Shkova për ta pastruar ditën e ngjarjes mbasi motra ka probleme të mëdha me higjienën dhe nuk e pastron ndonjëherë. Në këtë moment e pashë duke larë enët mbi lavatriçe dhe i thashë të mos i vendoste të lagura mbasi ndryshket lavatriçja. Motra shkuli kapakun e bidesë dhe më goditi në kokë duke më sjellë dëmtime,” thotë vëllai i madh e shpjegon se si dëshmitarë të tij ishin fëmijët e të motrës.

Policia deklaron për Gazetasi.al se duke vlerësuar ekspertizën e të dyve dhe rezultatet ju japin të drejtë të dyve. Motër e vëlla kanë rrahur njëri-tjetrin ndaj për të dy u ngrit akuza e dhunës në familje. Këtë përfundim e konfirmon mjekësia ligjore që gjeti dëmtime në trupin e të dyve. Ekspertiza shkruan sipas burimeve të Gazetasi.al se shtetasi “A. D ka gërvishtje në ballë me ngjyrë të kuqërremtë dhe të dhimbshme që japin paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë”. Ndërkohë edhe gruaja ka paraqitur një raport mjekësor ku ajo ka marrë ndihmë nga spitali për goditjet me sende të forta. Policia e mbyll përshkrimin për Gazetasi.al se në këtë mënyrë shtetasit e mësipërm e kanë goditur njëri-tjetrin dhe kjo provohet nga akt ekspertimi dhe recetat mjekësore. /Gazeta”Si”/

Flet gazetari afgan që po qëndron në Shqipëri:” Nuk do të rrimë shumë këtu, duam të ikim në Europë”

Gjatë natës sëkaluar në vendin tonë mbërritën 2 avionë me 154 qytetarë afganë, të cilët janë strehuar në konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë.Mes tyre ishte edhe gazetari Nexhip Jasin, i cili tregon për Euronews Albania se situata në Kabul ishte e tme rrshme, teksa thotë se nuk ka në plan që të qëndrojë gjatë në Shqipëri.


“Profesioni im në Afganistan ishte gazetar. Situata në Kabul është shumë e keqe. Kjo është dita ime e parë për mua dhe kolegët e mi. Plani është që të qëndrojmë këtu disa ditë dhe më pas të vazhdojmë në një vend tjetër”, u shpreh ai.

Të njëjtin mendim kanë edhe disa studentë afganë, të cilët thonë se janë të kënaqur me mikpritjen, por kanë për qëllim të ikin në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Kjo është dita jonë e parë. Do të qëndrojmë disa ditë dhe më pas planifikojmë që të ikim në një tjetër vend”, tha një prej studentëve.

Unë studioja për mjekësi në Afganistan. Nuk dua të rri këtu gjatë. Daja im është në Angli dhe qëllimi im është që të iki në një vend Europian”, u shpreh një tjetër.

E rëndë / Gjendet trupi i pajetë i një personi ,dyshohet se…

Një person i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme, në një parcele tokë në Shijak. Sipas policisë, kufoma e gjinisë mashkull pjesërisht e dekompozuar është identifikuar në fshatin Gjepalaj, rreth orës 21:45. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por dyshohet se është një shtetas i pastrehë. Nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërkohë që ekspertiza nuk ka konstatuar shenja dhuna apo goditjeje me armë në trupin e të ndjerit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak). Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.


Kremtimit i 533 vjetorit të vendosjes së arbëreshëve në Itali/ Busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti do të vendoset në Castrovillari të Kalabrisë

Sot në ditën e kremtimit të 533 vjetorit të vendosjes së arbëreshëve në Itali është bëri i ditur lajmi se busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të vendoset edhe në Castrovillari, Kalabri.

“Më në fund dhe në Castrovillari do të kemi Bustin e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili do të vendoset së shpejti në via; Monte Sant’ Angelo, përball “Casa del Ferroviere”

Dua të falenderoj Sindako Mimmo Lo Polito, Federica Tricarico, dhe Komunën e Castrovillarit që aprovuan autorizimin e vendosjes se Bustit”, shkruajnë arbëreshët në Facebook.


Historiku i kinemasë shqiptare

Filmi hyri në Shqipëri në vitet 1911-1912. Shfaqjet e para publike u dhanë në qytetet Shkodër e Korçë. Filmat e parë u bënë nga të huajt; ata qenë kronika. Kronika e parë për ngjarje të lidhura me Shqipërinë është ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), që sanksionoi Alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë 30 vjetëve pas Shpalljes së Pavarësisë (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarë, nga shoqëri të huaja kinematografike të Europës apo SHBA, si dhe nga amatorë.


Menjëherë pas Luftës II Botërore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila më pas u shndërrua në Ndërmarrje Shtetërore Kinematografike Shqiptare (1947), kohë kur u bë shtetëzimi i plotë i rrjetit të sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalë dhe në maj 1948 u shfaq kinokronika e parë shqiptare.

Një etapë të re shënoi ngritja e së parës studio shqiptare të filmave, Kinostudios “Shqipëria e Re” (1952). Përvoja e parë në fushën e filmit artistik qe bashkëprodhimi shqiptaro-sovietik Luftëtari i madh i Shqipërisë – Skënderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviç, fitues çmimi në Festivalin Ndërkombëtar të Kanës).

Vitet ’60 shënojnë prodhimin sistematik të filmit artistik në mesatarisht 1 film në vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundë pushtuesve fashistë e nazistë (1939-44) dhe nga reformat e viteve të para pas Luftës. Bënë filmat e tyre të parë regjisorët e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani.

Në vitet ’70, me shkurtimin drastik të importit, si rezultat i politikës së izolimit të ndjekur nga shteti në fushën e kulturës,u shenua një rritje të ndjeshme të prodhimit. U zgjerua gama e zhanreve; u bënë filmat e parë për fëmijë, u bënë filma historikë e muzikorë; po zhanri më i pëlqyer mbeti filmi dramatik.

Në fund të periudhës dhe sidomos në vitet ’80 filmi artsitik shqiptar trajtoi më shumë aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftës II Botërore. Krijimtaria kinematografike, e përqendruar në një kinostudio dhe në TV Shqiptar, qe fryt i bashkëpunimit të organizuar nga shteti mes kineastëve, regjisorëve të të gjitha brezave, shkrimtarëve, piktorëve, kompozitorëve, aktorëve, dhe industrisë kinematografike.

Në vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqëror, u bënë reforma të thella.Kinostudioja e dikurshme u nda në disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtëpi filmike në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK), të ngritur në mesin e viteve ’90, dhe me producentë të huaj.

Sot kinemaja shqiptare përjeton një periudhë të vështirë tranzicioni e përshtatjeje me ekonominë e tregut. Përveç rënies së prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave të kinemave ka zbritur ndjeshem. Nga ana tjetër, forcat krijuese janë të shumta dhe entuziaste, të çliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e përqendruar, si dhe me iniciativë private përherë në rritje. Mund të thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisë së një kinemaje kombëtare, të lindur e zhvilluar në kushte të caktuara, dhe së ardhmes në ndërtim e sipër. /aktoret/

Zbulohet data/ Ja kur nis sezoni i ri i “Për’puthen”

Për’puthen” do të rikthehet sërish në ekran dhe audicionet janë përmbyllur. Gjatë ditëve të fundit autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka zhvilluar takime me djem dhe vajza të reja që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e programit dhe tashmë janë përzgjedhur më të mirët mes tyre.Ditën e sotme është zbuluar dhe data e nisjes së sezonit të ri të këtij programi nëpërmjet promo-s, ku shihet Bora Zemani, e ulur para një tavoline të mbushur me dosje.


Moderatorja ka konfirmuar se nisja e formatit të dashurisë do të jetë më shpejt nga ç’e prisnim, në datën 6 shtator. Në mesin e aludimeve nëse do të jetë Bora ajo që do të drejtojë këtë program, bukuroshja e ekranit e ka konfirmuar këtë gjë më herët:

“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, është shprehur ajo.
Sezonin e shkuar Bora Zemani arriti ta përballonte më së miri emisionin dating në Top Channel. Kjo ishte hera e parë që ajo drejtonte një format të tillë dhe ja doli mbanë e madje fitoi shumë popullaritet.


Hot/ Enca bën premtimin : “Kjo është fotografia e fundit me bikini për këtë vit…”(Foto)

Enca Haxhia ka qenë aktive gjatë kësaj vere duke shpërndarë fotografi të ndryshme në profilin e saj në Instagram. Këngëtarja ndiqet nga më shumë se 2.3 milionë fansa në këtë rrjet social, të cilët mezi i presin fotografitë provokuese të saj. Dhe gjatë sezonit veror, ajo është kujdesur që të publikojë fotografi, në të cilat ka pozuar kryesisht me bikini.Një të tillë, Enca e ka publikuar edhe gjatë të hënës duke premtuar se kjo është e fundit e këtij lloji.

E kam jetuar jetën me bikini këtë verë… fotografia e fundit me bikini, premtoj!”, është përshkrimi i fotografisë.


PD me 4 nënkryetarë/ Jorida Tabaku, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Alfred Rushaj marrin detyrën

Partia Demokratike bëhet me katër nënkryetarë, ku dy prej tyre janë gra.Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kanë marrë miratimin për të qenë nënkryetarë të PD dhe njëherësh “krahu i djathtë” i Bashës, demokratët Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj.Gjithashtu, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, ndërsa është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Ndërkohë, në selinë blu është shtuar edhe numri i sekretariateve, nga 4 në 11 të tilla.


SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Gazment Bardhi

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Paloka

KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Flutura Açka

KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:

  1. SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli
  2. SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja
  3. SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi
  4. SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia
  5. SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha
  6. SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole
  7. SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso
  8. SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli
  9. SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli
  10. SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Oriela Nebiaj
  11. SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa

Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:

Komisioni për Integrimin Europian
Jorida Tabaku

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Agron Gjekmarkaj

Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Albana Vokshi

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Oerd Bylykbashi

Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Sorina Koti

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Helidon Bushati

Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Flamur Noka

Komisioni për Politikën e Jashtme
Tomorr Alizoti

Basha në Këshillin Kombëtar: “Të jemi krenarë për çfarë kemi arritur, mbajeni kokën lart dhe mos lejoni goditjen e PD-së”

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mesohet se kryetari Lulzim Basha ka deklaruar gjatë fjalës së tij, se detyra e secilit në PD është të bëhen zëri i qytetarëve. Me poshte pjese nga fjala e Bashes.

“Më shumë gra dhe të rinj në Këshillin Kombëtar, detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve Si fillim dua t’u uroj mirëseardhjen anëtarëve për herë të parë në Këshillin Kombëtar, që këtë vit është pasuruar me më shumë të rinj dhe të reja, me më shumë zonja dhe zonjusha. Beteja të mëdha kemi bërë gjatë këtyre viteve, e të tjera kemi përpara, pasi ajo që ishte e vërtetë para 25 prillit është e vërtetë edhe sot. Shqipëria ka ngecur në vend numëro, peng e qeverisë më të korruptuar në mbarë Europën, që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.


Masakra zgjedhore nuk u dha asnjë zgjidhje qytetarëve. Problemet e tyre nuk janë më të vogla, por më të mëdha, nevoja e tyre për një jetë të më të mirë nuk është përmbushur, por kërcënohet nga i njëjti model që shkaktoi varfërimin dhe largimin e më e të paktën 500 mijë shqiptarëve. Prandaj, përballë zgjidhjes së munguar dhe ndryshimit të mohuar përmes atyre mjeteve që ju i njihni më mirë se kushdo tjetër, ne kemi përgjegjësinë për të luftuar për njerëzit e këtij vendi, për të qenë pranë tyre për problemet e vogla e të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve, duke mos harruar për asnjë çast të vetëm se kush jemi dhe çfarë përfaqëson Partia Demokratike. Mos harroni se edhe kur kishim kundër nesh të gjithë shtetin, oligarkët, krimin e organizuar, ne, të gjithë bashkë arritëm t’u japim shqiptarëve shpresë. Prandaj duhet të luftojmë me gjithë forcën tonë për ta mbajtur gjallë këtë shpresë dhe të jemi krenarë për atë cfarë kemi arritur, pa përdorur asnjë mjet të paligjshëm, pa blerë vota, pa shantazhuar njerëzit, pa u ndotur me krimin dhe llumin e shoqërisë, siç ka bërë kundërshtari ynë, por vetëm me forcën e besimit tonë, duke mishëruar vlerat për të cilat kjo Parti ka lindur dhe jeton.

Ndaj mbajeni kokën lart. Mos lejoni që jermi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhor, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin. Por nga besimi që ne kemi te vlerat tona, falë të cilave kemi qëndruar edhe në ditët më të errëta të këtyre tre dekadave, pa u thyer, pa u lodhur, pa e humbur vullnetin për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Italiania vjen ne Shqiperi, habitet kur sheh makinat e shtrenjta. “Çfare pune beni? Me mesoni dhe mua” (Video)

Ditet e fundit po qarkullon ne rrjetet sociale nje video ku nje vajze italiane tregon eskperiencen e saj ne Shqiperi.“Kur isha ne Shqiperi, pash qe shumica e Shqiptareve preferonin Mercedes dhe Audi, dhe jo makina dosido, por makina me vlere 100 mije euro. Mendoja se makina ime Audi a4 i vitit 2010 ishte e bukur, por u gabova. Kam nje apel per gjithe Shqiptaret qe kane makina te bukura, ose me adoptoni, ose me mesoni zanatin tuaj”

Ky ishte apeli i vajzes italiane, per me teper ndiqni videon :


COVID-19 /Shënohen 486 raste të reja ,humbin jetën 3 qytetarë

Janë kryer 4,532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 486 qytetarë, në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetare: një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qyetetare 92 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (30 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 486
Të shëruar në 24 orë 207
Të shtruar në spitale 97
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,532

Testime totale 1,040,124
Raste pozitive 145,333
Raste të shëruara 133,332
Raste Aktive 9506
Humbje jete 2,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3399
Shkodër 1625
Vlorë 897
Durrës 742
Fier 709
Lezhë 528
Elbasan 472
Berat 330
Gjirokastër 261
Korçë 237
Kukës 165
Dibër 141

COVID-19, në Greqi /Mbi 2.300 të infektuar ,19 viktima në 24 orë

Greqia ka regjistruar 2,343 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit. Ndërkohë në vend humbën jetën 19 qytetarë të tjerë. Autoritetet e shëndetit në vend publikuan për herë të parë numrin e pacientëve të pavaksinuar që janë në kujdes intensiv. Raportohet se të intubuar janë 338 pacientë, prej të cilëve 309 (91.42%) janë të pavaksinuar ose të vaksinuar pjesërisht dhe vetëm 29 (8.58%) janë plotësisht të vaksinuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 583.658 nga të cilët 51.1% janë meshkuj. Që nga fillimi pandemisë janë regjistruar gjithsej 13,656 raste fatale. Prej tyre, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç.


Erion Braçe: Boll me llafe, bëni vaksinën

Zv/kryeministri në detyrë Erion Braçe ka deklaruar se masat e reja të vendosura ditën e sotme nga komiteti teknik i Ekspertëve ishin të domosdoshme. Ai shkruan në një status në rrjetet socialet se kushdo që është në marrëdhënie me shtetin duhet të vaksinohet pasi e ka me detyrim përveçse edhe mundësi për të shpëtuar shëndetin e tij.

Masa të reja me COVID, të domosdoshme pas shthurjes dhe mosvaksinimit!


VAKSINIM! Vaksinim i detyrueshem per mjeke, infermiere, mesues, edukatore, studente! Levizja per cilendo nevoje nis ne oren 6.00 dhe mbyllet ne oren 23.00; Ne kete ore mbyllet dhe cdo aktivitet tjeter! Nga data 6 shtator hyrja ne Shqiperi do te behet vetem nese ploteson nje nga tre kushtet: pasaporte vaksinimi, test PCR, deshmi qe ke kaluar Covid brenda 6 muajve te fundit!

Vendosja e maskes e detyrueshme ne cdo ambjent te mbyllur, Qendra Tregtare, cdo njesi sherbimi, fabrika, aeroporte, autobuse etj;

E ndeshkueshme me gjobe mos mbajtja e maskes ne keto ambjente! Vijon te jete ne fuqi qendrimi mbyllur i diskotekave, klubeve te nates etj! Tani kam nja dy fjale me keta reaktivet e rjeteve sociale qe sapo nisen fushaten:

Gjithcka kthehet në liri e me masat standard, maskë, distancë e larje duarsh me një vaaaaaaksinë! 95% e te infektuarve te perditshem jane te pa vaksinuar! Dhe te pa vaksinuar në këtë vend janë shuuuumë! Ka dhe nje kategori tjeter me te cilet eshte e veshtire te merresh vesh;

Dy muaj me pare: Ka ra ekonomia, ka ra biznesi, spo vijne turista, sble kush, na iku vera pa ba nai leke, na kan myll kta, slon njerezit me ardh etj etj; Dy muaj me pas, fiks sot: Aaaa po, e myllen nji kto, pasi lan me hy ke deshen dhe bon han, tani dun pasaporte vaksine, test etj.

Boll me llafe; THJESHT, SHKO E BEJ VAKSINEN! E KE KALUAR OSE JO, DEGJO MJEKUN DHE SHKO BEJ VAKSINEN! E fundit; Cilido qe eshte ne marredhenie me shtetin, nepunes, nepunes ne sherbime masive per qytetaret etj, DUHET TE VAKSINOHET! E ka detyrim vec mundesi per te shpetuar shendetin e tij!”, shkruan ai