Komiteti Teknik ndryshon orën policore ! Vaksinimi në Shqipëri bëhet I DETYRUESHËM per disa kategori

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme për të njoftuar masat e reja kundër Covid-19. Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli ka prezantuar masat e reja që nga ndryshimi i orës policore, deri tek vaksinimi i detyrueshëm

MASAT QË FUTEN NË FUQI NGA 1 SHTATORI:


Rakacolli: Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi ndjekur dinamikën në Shqipëri, rajon dhe botë. Sic është vënë re, indikatorët gjatë kësaj jave kanë treguar një tendencë përkeqësimi. Nga 86 për 100 mijë banorë ka shkuar në 300. Duke analizuar shkaqet kemi menduar që të marrim masa që parandalojnë përkeqësimin:

-Nga 1 shtator ora policore do të shkojë 23:00 deri në 6:00.

-Nga data 6 shtator ato që duten në Shqipëri duhet të plotësojnë, të paraqesin pasaportën e vaksinimit, të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve, ose të kenë provë të kalimit të covid. Kjo është e vlefshme dhe për ata që kalojnë tranzit. Fëmijët që janë 6 vjec nuk duhet ti zbatojnë këto rregulla.

Duhet të izolohen 10 ditë ato që vijnë nga jashtë.

Ka vendosur rekomandimin për vaksinimin e detyruar duke filluar nga mjekësia, studentët dhe zyrtarët. Arsimtarët duhet të kryejnë vaksinimim dhe të dorëzojnë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-albania. Ata që nuk e kanë duhet të paraqesin testin PCR.


-Studentët duhet të bëjnë vaksinim brenda muajit shtator që të kryejne procesin në auditor. Penaliteti për PCR fillon pas datës 30 shtator.

-Në aeroporte do të futen vetëm ato që udhetojnë, jo familjarët. Me maska dhe rregulla.

Në fuqi mbetet përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.

-Në institucionet mjekësore nuk do futen familjet e personave të shtruar

– Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: