I jepet lamtumira e fundit Sherif Merdanit, i biri:S’do kisha zgjedhur kurrë një baba tjetër, ja vlerat që më mësoi…

Këngëtari shumë i dashur për shqiptarët, Sherif Merdani mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që janë rritur me muzikën e tij. Ditën e sotme artisti u përcoll për në banesën e fundit mes trishtimit dhe lotëve.Në një prononcim për mediat djali i tij, Gerardi vlerësoi figurën atërore të babait të tij. Për të ai ishte babai shëmbullor i cili e ka mësuar ti dojë njerëzit dhe nuk do të kishte zgjedhur njeri tjetër për baba.

Ai tha :


“Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh, Ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar.

Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë. Muajt e fundit nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private. Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun “Se kënduam Let it Be” dhe “Sinfonia e nënës”, tha ai.