COVID-19, në Greqi /Mbi 2.300 të infektuar ,19 viktima në 24 orë

Greqia ka regjistruar 2,343 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit. Ndërkohë në vend humbën jetën 19 qytetarë të tjerë. Autoritetet e shëndetit në vend publikuan për herë të parë numrin e pacientëve të pavaksinuar që janë në kujdes intensiv. Raportohet se të intubuar janë 338 pacientë, prej të cilëve 309 (91.42%) janë të pavaksinuar ose të vaksinuar pjesërisht dhe vetëm 29 (8.58%) janë plotësisht të vaksinuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 583.658 nga të cilët 51.1% janë meshkuj. Që nga fillimi pandemisë janë regjistruar gjithsej 13,656 raste fatale. Prej tyre, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç.