Çasti i shumëpritur erdhi …/ Legjenda Lionel Messi ,debuton me PSG-në

Pritjes së tifozëve të Paris Saint-Germainit i ka ardhur fundi. Lionel Messi ka debutuar me klubin e ri. Superylli argjentinas ishte kryetemë në botën futbollit me vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe për t’u transferuar në Parc des Princes. Kur Messi u ngrit për ta bërë nxehjen, tifozët e pranishëm në Stade Auguste Delaune filluan brohoritjet në mbështetje të tij duke e bërë të qartë se e donin në fushë. Dhe ashtu ndodhi. 34-vjeçari u fut në fushë në minutën e 66-të, në vend të Neymar, duke nisur kështu aventurën e re, për herë të parë në karrierën profesionale me fanellën e një klubi që nuk është Barcelona.