Greqia nuk toleron më/ Nga 1 shtatori pezullon punonjësit e spitaleve që nuk vaksinohen…!

Qeveria greke nisur nga situata në të cilën vendi është, ka vendosur që vaksinimi të bëhet me detyrim. Sipas vendimit, shkruajnë mediat fqinje, nga 1 shtatori, punonjësit e sektorit shëndetësorë që nuk vaksinohen, do pezullohen nga puna. Giannis Oikonomou tha sot për mediat se do të duhet që të vaksinohen edhe 1 milion grekë, në mënyrë që vendi të futet në shina të sigurta për përballimin e pandemisë.

Greqia është duke kaluar kulmin e valës së katërt të pandemisë aktualisht duke shënuar nga 3-4 mijë raste të reja çdo ditë.