“Komiteti teknik :”Shqiptarët e pavaksinuar dhe pa test që vijnë nga jashtë, qëndojnë 10 ditë në karantinë !”

Pas rritjes së rasteve të reja me Covid dhe shtimit të humbjeve të jetëve, komiteti i Ekspertëve na ka njohur edhe masat e reja AntiCovid që do të hyjnë në fuqi nga data 1 shtator. Komiteti ka vendosur se shqiptarët që duhet të vijnë në Shqipëri dhe nuk kanë bërë vaksinën ose që nuk kanë test do të bëjnë një karantinë 10 ditore, duke filluar nga 6 shtatori,në të kundërt ata do të gjobiten. Ky vendim ka ardhur pas përkeqësimit të rasteve me Covid-19. Nuk dihet se si do të pritet ky vendim nga shqiptarët, të cilët janë ende jashtë për arsye të ndryshme, ndoshta edhe për pushime.


Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.