Zbulohet data/ Ja kur nis sezoni i ri i “Për’puthen”

Për’puthen” do të rikthehet sërish në ekran dhe audicionet janë përmbyllur. Gjatë ditëve të fundit autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka zhvilluar takime me djem dhe vajza të reja që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e programit dhe tashmë janë përzgjedhur më të mirët mes tyre.Ditën e sotme është zbuluar dhe data e nisjes së sezonit të ri të këtij programi nëpërmjet promo-s, ku shihet Bora Zemani, e ulur para një tavoline të mbushur me dosje.


Moderatorja ka konfirmuar se nisja e formatit të dashurisë do të jetë më shpejt nga ç’e prisnim, në datën 6 shtator. Në mesin e aludimeve nëse do të jetë Bora ajo që do të drejtojë këtë program, bukuroshja e ekranit e ka konfirmuar këtë gjë më herët:

“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, është shprehur ajo.
Sezonin e shkuar Bora Zemani arriti ta përballonte më së miri emisionin dating në Top Channel. Kjo ishte hera e parë që ajo drejtonte një format të tillë dhe ja doli mbanë e madje fitoi shumë popullaritet.