Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, flakët përhapen në territorin grek / Mediat fqinje: “Dy avionë po ndërhyjnë nga ajri”

Zjarri që ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës duket se ka kaluar kufirin. Mediat greke raportojnë se flakët kanë depërtuar në sipërfaqet pyjore të Greqisë. Fillimisht zjarri ishte aktiv në një pyll në territorin shqiptar, por më pas kaloi kufirin edhe në Vrontero të Follorinës.Sipas autoriteteve greke, 46 forca zjarrëfikëse janë angazhuar në dy grupe tokësore me 7 automjete teksa dy helikopterë me ujë po ndihmojnë nga ajri.