Balla merr dozën e dytë të vaksinës anti Covid/ Apel studentëve: “Mos hezitoni !”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid-19. Balla i shoqëruar nga një një grup studentësh ju drejtua qendrës së vaksinimit në Elbasan për të kryer sipas tij, detyrën më të rëndësishme të momentit që është vaksinimi. Në fjalën e tij Balla i bëri apel të gjithë stundëtëve të shfrytëzojnë muajin e hapur për tju drejtuar qendrave të vaksinimit për tu vaksinuar.

Elbasan ,Së bashku me një grup studentësh sot ju drejtuam qendrës së vaksinimit për të kryer detyrën më të rëndësishme të momentit. Të vaksinohemi, mbrojmë veten, mbrojmë dhe të tjerët. Përfitoni nga muaji i hapur i vaksinimit, edhe shtatori do të jetë i tillë. Thirrja ime sot shkon për të gjithë studentët. Mos hezitoni! Bëni vaksinën dhe zhvilloni mësimin normalisht, deklaroi Balla