E rëndë/ COVID i merr jetën në moshë të re biznesmenit shqiptar

Një biznesmen shqiptar nga Kosova ka humbur jetës pas agravimit të gjendjes nga Covid-19. Lajmi për vdekjen e Faton Hotit është njoftuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në rrjetet sociale të cilët i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit. Deputeti Sami Lushtaku ka shkruar në rrjetet sociale se Fatoni ishte një djalë i mirë dhe shumë i respektueshëm, dhe do të mbahet mend gjithmonë si i tillë.

“I trishtë është lajmi për vdekjen e hershme të afaristit nga Skenderaj, Faton Hoti. Fatoni ishte djalë shumë i respektueshëm e punëtor i madh. Kishte natyrë të hareshme e mirësjellje me të gjithë. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të rënda, u dërgoj ngushëllimet me të thella familjes Hoti, shoqërisë e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, shkruan Lushtaku.