Si ka lindur shprehja “puthu me Milon”?! Ja kush është shoferi dhe tekniku i Birrës Korça që u bë i famshëm në vitet ’60…

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “Puthu me Milon”, por pak e dinë historinë, që është e lidhur me birrën e parë shqiptare, Birra Korça.
Personi në foto është Milo Barkmadhi, i cili ka qenë shofer i birrës Korça dhe më pas teknik deri sa doli në pension.

Nga Milo ka dalë edhe shprehja e famshme “PUTHU ME MILON”, që më vonë ka qenë edhe slogan i birrës, pikerisht se nuk përqafohej dot ngaqë nuk e linte barku i tij i madh. Fotoja i përket viteve ‘60 dhe është bërë nga një reporter gjerman. Për herë të parë Birra Korça u prodhua në vitin 1928 (birra e parë) dhe vazhdon të jetë edhe sot dominuese në tregun vendas…


Ne foto, Milo Barkmadhi shofer i birrës Korça dhe më pas teknik