I infektuar me Covid/ Ja momenti kur i moshuari me shkop arratiset nga spitali …

Një person i infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është larguar nga Reparti Infektiv nga dritarja. Videoja e publikuar nga Globi.mk, tregon momentin e të moshuarit, i cili me një shkop mbajtës në dorë ka kapërcyer dritaren e Infektivit në Gostivar dhe është larguar.Kjo nuk është hera e parë që njerëzit e infektuar me Covid largohen nga spitalet. Më parë në Maqedoninë e Veriut të paktën 3 persona kanë thyer dritaret për tu larguar nga spitali në qytetin Stip.