Shkaktoi aksidentin tragjik me 5 viktima në Qafë-Muzinë’/ Lihet në burg shoferja e Land Rover-it

Gjykata ka lënë në burg pa afat 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, drejtuesen e automjetit tip Land-Rover që shkaktoi aksidentin tragjik me 5 viktima në Qafë-Muzinë. Aksidenti tragjik ndodhi në aksin Sarandë-Gjirokastër dhe 22-vjeçarja i preu rrrugën një furgoni të linjës Sarandë-Tiranë ku udhëtonin 4 pasagjerë dhe vetë shoferi Bardhi Prodos. Mjeti ra në humnerë, duke shënuar një bilanc tragjik viktimash: Bardhi Prodo, 51 vjeç dhe një çift të moshuarish Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç, banues në Tiranë të cilët ishin pasagjerë.

22-vjeçarja Rexhina Çelhaka është transportuar në ambientet e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale në Tiranë pranë burgut të grave .