Lot dhe dhimbje gjatë funeralit / I gjithë qyteti në zi për 4-vjeçarin shqiptar që vdiq nga shembja e ndërtesës

Është përcjellë në banesë të fundit, vogëlushi shqiptar Aron Tila 4-vjeç, i cili vdiq për shkak të shembjes së ndërtesës, që ndodhi në periferi të qytetit, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi pak ditë më parë. Ndërsa tragjedia e familjes shqiptar është trajtuar si ditë zie në qytetin e Torinës, në Itali. Dëshpërimi dhe dhimbja e nënës, Nertila dhe babait, Genci nuk përshkruhet me fjalë. Mediat italiane shkruajnë se flamujt u ulën në gjysmështizë.


“I gjithë qyteti u godit nga ky lajm i dhimbshëm, duke synuar të merrte pjesë në dhimbjen e familjes së fëmijës, me një ndjenjë emocioni dhe solidariteti” shkruajnë mediat italiane.

Aroni vdiq nën rrënojat e ndërtesës, e cila u rrëzua për shkak të një rrjedhje të dyshuar gazi që shkaktoi një shpërthim. Fëmija ishte në shtrat në dhomë duke fjetur, kur nëna e tij Nertila e pa veten poshtë rrënojave. Çifti shqiptar pak kohë më parë ishin shpërngulur nga Campania për të filluar një jetë të re në Torino, por fati nuk ishte me ata percjellin mediat Italiane