“Petulla katuni me të ik truni”/ Presidenti Meta publikon foton nga plazhi…

Jemi në ditën e fundit të gushtit dhe për Presidentin Ilir Meta pushimet ende nuk kanë përfunduar. Mbrëmjen e sotme ai është shfaqur buzë detit, duke shijuar petulla, një gatim tradicional.

Petulla katuni me të ik truni”. Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri”, shkruan Presidenti Meta.