Publikohen degët fituese/ Maturantët më të prirur drejt inxhinierisë,ekonomisë, mjekësisë, dhe IT

Universitetet kanë përfunduar përzgjedhjen e maturantëve sipas kritereve dhe për të gjithë aplikuesit, kanë dalë degët fituese. Edhe këtë vit, interesimin më të lartë e kanë degët inxhinierike, të IT-së, mjekësisë si dhe të ekonomisë. Me një numër më të ulët interesimesh janë Universiteti i Sporteve dhe ai Bujqësor. Interesimi është shtuar edhe për programet 2-vjeçare. Më datë 2 shtator nisin regjistrimet për fituesit e raundit të parë, ndërsa maturantët e pakënaqur me renditjen e degëve duhet të presin lirimin e kuotave në raundet e tjera, sipas ecurisë së regjistrimeve.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: