Shijon pushimet në Dhërmi, por në rrjete sociale lokacionin e vendos Greqi! Fansat dhe Enca thumbojnë Loredanën…

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në jug të Shqipërisë. Por ajo i çuditi fansat e saj kur në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory nga pushimet, kishte vendosur ishullin “Mykonos” si lokacion për pushimet e saj.


Edhe fotografitë e publikuara nga reperja tregojnë pamjet e Palasa Beach në Dhërmi ndërkohë lokacioni ishte Mykonos Greqi. Kjo ka irrituar tej mase fansat shqiptarë, të cilët e kanë kritikuar Loredanën për promovim të bregdetit të huaj kur realisht ndodhej në bregdetin shqiptar. E mesa duket një “taktikë” të ngjashme e përdori edhe këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Enca Haxhia. Ajo publikoi në InstaStory disa video të njëpasnjëshme nga pushimet në jug të Shqipërisë, ku shfaqej me bikini teksa shijonte plazhin.

Fillimisht, Enca vendosi lokacionin “Brazil” në një prej postimeve të saj, teksa shkruante më pas: “Ç’Brazil leshi, ku ka si PG”.

Në liqenin e Mykonos se u ngatërrova”, shkroi Enca në mbishkrimin e videos, ndërsa e shoqëroi atë me një emoji të pinokios, ku shihe me hundën e zgjatur – duke dashur kështu të simbolizojë gënjeshtrën.