E bujshme/ Sky Sports: “PSG refuzon ofertën 220 milionë euro për Mbappen …nga Real Madrid

Paris Saint-Germaini ka refuzuar më shumë se 220 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe – njofton Sky Sports. Klubi mbretëror ka qenë i lidhur gjatë gjithë verës me yllin francez, por deri më tani nuk ka arritur ta sigurojë. Gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol, gjatë një emisioni ka thënë se në bazë të informacioneve që ai ka, PSG ka refuzuar ofertë mbi 220 milionë euro.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në fund të afatit përfundimtar, duket që transferimi nuk ka për të ndodhur…