Prinderit e 15 vjecares japin alarmin,rezulton e humbur qe nga dita e djeshme….(Foto)

Një 15-vjeçare nga Vlora, me iniciale F.S rezulton e zhdukur që prej ditës së djeshme. Lajmi është bërë publik nga gazetari Enrik Mehmeti me anë të një postimi në “Facebook” pas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e adoleshentes.Ai apelon që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e saj të komunikojë sa më shpejt me organet kompetente dhe të ndihmojë në gjetjen e saj.

Postimi i plotë i gazetarit:

Prindërit e një 15 vjecare kanë denoncuar zhdukjen e saj prej ditës së djeshme. Kur janë kthyer në banesë, 15 vjeçarja me inicialet F.S nuk ka qën në shtëpi dhe nuk ka lajmëruar askënd .Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ata kanë denoncuar në polici për zhdukjen e të miturës. Familjarët janë shprehur se kanë frikë për sigurinë e të miturës dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Kush ka infoormacion të njoftojë policinë. Kush ka mundësi ta shpërndajë .