50% e shqiptarëve nuk bënë pushime verore këtë vit, sipas sontazhit të Euronews Albania

Një në çdo dy shqiptarë nuk bëri pushime verore gjatë këtij viti dhe në këtë kategori shumica e tyre janë pensionistë ose persona që nuk kanë mjaftueshëm të ardhura. Ky përfundim u nxor nga sondazhi i “Barometrit” në Euronews Albania ku përballë pyetjes nëse kanë bërë pushime verore këtë vit, 49.7% e të pyeturve u përgjigjën se “jo” dhe 10.3% se “do të pushojnë vetëm fundjavave”.

Ndër këta persona që nuk mundën të bëjnë pushime, u vu re se 65.4%-77.2% e tyre janë ose pensionistë ose persona me të ardhura të ulëta.

Në anën tjetër 30.4% e të pyeturve thanë se “kanë bërë pushime”, ndërsa 9.6% thanë se “do i bëjnë në vazhdim”.

Sondazhi për pushimet verore u krye gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit gusht ku në intervista ballë për ballë u përfshinë 1000 veta. /Euronews/


Berisha nesër në Shkodër/ Çfarë pritet të ndodhe..A do të jetë pjesë Jozefina Topalli…?

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në Shkodër për të zhvilluar ‘Foltoren për PD’. Ka qënë vetë Berisha ai i cili ka ndarë ftesën për demokratët që të marrin pjesë. Berisha shkruan se ‘Foltorja’ do të mbahet ditën e nesërme në orën 18:00 në Kinema Milenium në Shkodër. Jozefina Topalli, një figurë e rëndësishme e së djathtës, veçanërisht në Shkodër, është pyetur nëse ajo do të jetë nesër prezente në takimin e Berishës. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Topalli tha se “Foltorja” reflekton të gjithë idetë e saj dhe la të hapur mundësinë që mund të jetë edhe fizikisht prezente atje.

“Lëvizja që kemi nisur ne vite përpara se të bëheshin listat e tij [Lulzim Bashës], ishte paraprirëse e Foltores. Foltorja po vjen tek lëvizja. Jam mbështetëse e kësaj lëvizje. Unë lexoj të gjithë tezat e mia aty, s’ka rëndësi jam apo jo fizikisht.

Unë jam aty, me të gjithë qëndrimet. Do të jem edhe fizikisht, a nesër, a pasnesër… Jam aty me të gjithë qëndrimet e mia”, tha ndër të tjera Topalli.


Arjan Çani: “Berisha me peshë fjale të madhe… konfirmoi se Patozi dhe Jozefina kishin të drejtë !”

Gazetari Arjan Çani thotë se debati i hapur në PD e ka zhvendosur të gjithë vëmendjen mbi të, duke lënë në hije pushtetin. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Çani tha se debati brenda partisë është diçka normale, ndërsa parashikoi se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar edhe nëse mblidhen firmat.


Ajan Çani tha :

“Kjo që po shohim është një lloj loje televizive shumë interesante. Pushteti vazhdon e bën punët e veta. Askush nuk i ka më prozhektorët të fokusuar te pushteti. Jam dakord që debati i hapur është gjë e mirë. Pesha e fjalës së Berishës është më e madhe. Doktori i vuri vulën, ai konfirmoi se Patozi dhe Jozefina kishin të drejtë. Tha jam i vonuar, kërkoj ndjesë. Nuk po ndodh asgjë e re. Po ndodhin gjëra normale që deri dje ishin tabu. Doktori ka të drejtë që sillet kështu, Basha ka të drejtë që nuk ikën. Por kjo nuk ka shumë rëndësi

Problemi është a do ta njohë PD kuvendin nëse mblidhet? Unë them se jo. Për mua të komentosh të kaluarën është kohë e humbur. Këta po luftojmë me një superstar. Nga kjo betejë e opozitës, i afron ditët për të ardhur në pushtet. Nëse çahet, vazhdon kalvar i gjatë”, tha Çani.

Greqia përdor stimuj të rrinj/ Dhuron 50 GB internet falas për 15-17 vjeç që vaksinohen

Greqia po vendos shpërblime për të rinjtë që pranojnë të vaksinohen kundër covid-19. Së fundmi mediat greke raportojnë se është vendosur një shpërblim duke dhënëve një sasi interneti falas në celularët e tyre për këdo që pranon të vaksinohet. Konkretisht duke nisur që nga 11 tetori, 50 GB internet falas do të jenë në dispozicion për tu përdorur nga të rinjtë e moshave 15-17 vjeç të cilët janë të vaksinuar plotësisht ose kanë marrë dozën e parë të vaksinës anticovid.

Ky shpërblim do të jetë në dispozicion për 5 muaj radhazi ku çdo muaj të rinjtë e vaksinuar do tu shpërndahen nga 10 GB internet. Nga ana tjetër një filozofi e ngjashme do të përdoret për një grup moshë tjetër tek të rinjtë që janë deri në 29-vjeç ku parashikohet që të ulen tarifat e telefonit celularë pas vaksinimit. Vlefshmëria e këtyre uljeve do të jetë deri më 1 janar të viti 2022. Përfitimi është domethënës dhe bazuar në të dhënat e Zyrës së Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit në Greqi, po flasim për 68 milionë euro në total për qytetarët.


Covid-19/ Shënohen 669 raste të reja në Shqipëri, 13 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 669 qytetarë, në këto bashki: 275 qytetarë në Tiranë, 57 qytetarë në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, 25 qytetarë në Shkodra, Lushnje, 20 në Sarandë, 17 në Elbasan, 13 në Lezhë, Krujë, 12 në Gjirokastër, Berat, 9 në Kukës, Mallakastër, Gramsh, 8 në Kamëz, 7 në Kurbin, Korçë, 6 në Malësi e Madhe, Kavajë, Dibër, Kuçovë, Peqin, Librazhd, 5 në Pogradec, 4 në Divjakë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Dimal, 2 në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Skrapar, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Klos, Selenicë, Konispol, Libohovë, Dropull, Poliçan, Belsh, Prrenjas.

Janë 9,823 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 13 qytetarë: 1 qytetare 34 vjeçe nga Lezha, 1 qytetare 52 vjeçe nga Librazhdi, 1 qytetar 55 vjeç nga Fieri, 6 qytetarë nga Tirana të moshave 64-76 vjeç, 2 qytetarë nga Kurbini të moshave 61-66 vjeç, 2 qytetarë nga Durrësi të moshave 76-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 936 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Shtator 2021) 

Raste të reja ditore        669
Të shëruar në 24 orë      936
Të shtruar në spitale       158
Humbje jete në 24 orë     13
Testime ditore                 4,835 

Testime totale              1,202,716
Raste pozitive               170,131
Raste të shëruara         157,610
Raste Aktive                   9,823
Humbje jete                     2,698 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 4,389
Durrës 1025
Fier 888
Shkodër 832
Vlorë 569
Elbasan 517
Lezhë 365
Berat 354
Korçë 259
Gjirokastër 233
Kukës 206
Dibër 186

Zhvillimi i turizmit në rajonin ndërkufitar të Pelagonisë dhe Korçës

Heraklea Linkestis është një vend arkeologjik i larguar më pakë se dhjetë minuta nga qendra e Manastirit dhe ofron kënaqësi të pamatshme për dashamirët e arkeologjisë dhe historisë, dhe paraqet një ndalim të domosdoshëm nëse vizitoni qytetin. Në vete përmban shtresa të një historie mijëvjeçare, sepse qyteti ishte një ndalesë e rëndësishme në rrugën romake Via Egnatia, si dhe seli peshkopale e rëndësishme.


Vizita e Heraklesë është një nga mundësitë brenda pesë ofertave të zhvilluara unike dhe tërheqëse turistike dhe variacionet e tyre në rajonin ndërkufitar të Manastirit dhe Korçës në kuadër të Projektit SMART-CUL-TOUR, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Thirrjes së Dytë të programit për bashkëpunim ndërkufitar IPA, midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, 2014-2020.

Patëm mundësi të vizitojmë këto destinacione dhe në letër shprehëm bukurinë dhe tërheqshmërinë e disa prej këtyre përvojave të mrekullueshme lidhur me bukurinë natyrore, kulturën, historinë dhe gastronominë nga Manastiri, përmes Prespës deri në Korçë.Pas vizitës së Dihovës, që konsiderohet si brend gastronomik vendas me famë botërore, kërmijtë dhe cironkat nga Arvati, si dhe pitja e gjyshes Trajanka, i famëshmi bukovec (erëz-speci) në fshatin Bukovë të Manastirit, provimi i krapit në Pustec, si dhe birrës së shtëpisë nga fabrika e birrës Bakrevski, tani i drejtohemi bukurive të Heraklea Linkestis.Këtu janë edhe mozaikët unikë të dyshemesë në dy bazilikat, njëra prej të cilave konsiderohet si kryevepër e artit të hershëm krishter. Ndërsa amfiteatri i ndërtuar në kohën e perandorit Hadrian (ndërmjet shekullit 1 dhe 2 pas Krishtit) është ende një skenë e përsosur për shfaqje dhe koncerte. Me ndihmën e fondeve të BE-së, potencialet e Heraklea Linkestis janë përmirësuar në mënyrë që të mbrohet lokacioni për brezat e rinj duke ritur aksesueshmërinë dhe përmbajtjen në mënyrë që të tërhiqen më shumë vizitues në lokacionin e Komunës së Manastirit.Muzeu i ManastiritIN dhe Muzeu Manastir ka ekspozitë të përhershme të pasur.


Vendosur në një nga monumentet më të rëndësishëm kulturor-historik në Manastir, në ndërtesën e Kazermës së vjetër, një ndërtesë monumentale që përkujton të kaluarën historike, ngjarjet dhe njerëzit që qëndruan këtu.Ekspozita përfshin përshkrime nga periudha parahistorike me mbetjet më të vjetra të jetës njerëzore në luginën e Pellagonisë, të cilat datojnë që nga epoka neolite e re e gurit, përmes periudhës romake, mesjetës dhe deri në historinë tonë bashkëkohore.Këtu ka shumë objekte të gjetura në shumë vende arkeologjike në gjithë Pelgaoninë, disa prej të cilave janë me vlerë të jashtëzakonshme arkeologjike.Në muzeun ndodhet dhe Dhoma Përkujtimore e Mustafa Kemal Ataturkut – burrë shteti i famshëm, babai i Turqisë moderne, jeta dhe vepra e reformatorit të madh të Turqisë, i cili në vitin 1899 kreu shkollën e mesme ushtarake e vendosur në ndërtesën e sotme të Muzeut të Manastirit – Kazerma e vjetër e Manastirit.

Muze kushtuar shkrimtarit Sterjo Spase në GloboçanePër nder të shkrimtarit të famshëm shqiptar me origjinë maqedonase Sterjo Spase në vendin e lindjes së tij Globoçane, u krijua muze me qëllim që të mbrohet dhe promovohet trashëgimia kulturore në Komunën e Pustecit.Ai konsiderohet si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare, vepra e të cilit është një burim i pashtershëm dhe ruajtës i traditave rituale dhe folklorike, të cilat sot dëshmojnë për natyrën e pasur dhe të shtresuar të popullsisë maqedonase në Prespën e Vogël.Muzeu ndodhet në ndërtesën e shkollës në fshatin Globoçane, ku ai ndoqi mësimet që në moshën më të re. Shkolla u ndërtua në vitin 1903 dhe ishte në funksion deri në vitin 1989 kur ndodhi shpërngulje dhe zbrazje e madhe e fshatit. Për shkak të mungesës së nxënësve, shkolla u mbyll dhe ndërtesa u la në shkatërrimin e kohës.Me iniciativën e kryebashkiakut të ri të Pustecit me projekte evropiane për bashkëpunim ndërkufitar me qytetin e Manastirit, ndërtesa është rinovuar plotësisht.

Në një pjesë të muzeut, do të ekspozohen sendet personale të shkrimtarit, derisa pjesa e poshtme do të përdoret për promovime, takime komunale, ngjarje dhe aktivitete të tjera.Ky muze, i cili pritet të kontribuojë në përmbajtjen kulturore-historike të Pustecit dhe rrethinës së Korçës, është planifikuar të hapet në fund të këtij muaji.

Në hapjen janë të ftuar edhe presidentët e dy vendeve Ilir Meta dhe Stevo Pendarovski, thotë Eftim Mitrevski, zëdhënës i komunës së Pustecit.Të gjitha këto destinacione në rajonin ndërkufitar të Manastirit dhe Korçës janë vetëm pjesë e paketave të reja turistike me oferta të pasura dhe të ndryshme të krijuara nga AT “JK TRAVEL” në një proces pjesëmarrës dhe konsultativ të realizuar në kuadër të Projektit SMART-CUL-TOUR financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Thirrjes së Dytë të Programit IPA të bashkëpunimit ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Shqipërisë, 2014-2020.


Janë zhvilluar pesë oferta unike dhe tërheqëse turistike dhe variacione të tyre, për turizëm grupor dhe individual që promovohet dhe është në dispozicion, si destinacione unike për të gjithë udhëtarët dhe turistët.Këto janë krijuar në mënyrë tematike për të përmbushur dëshirat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të synuara, të tilla si: oferta historike, gastronomike, adrenaline, qytetare dhe kraft. Oferta e gjashtë turistike është më interesante dhe më tërheqëse sepse udhëtari/turisti mund vetë ta krijojë në kombinim nga gjithçka në dispozicion prej pesë paketave turistike të përmendura. Përfitim i madh nga ky aktivitet është fillimi i bashkëpunimit të biznesit përmes operatorëve turistikë nga të dy vendet dhe rritje të numrit të vizitorëve në rajonet e synuara që do të mundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë lokale.

Është shumë e rëndësishme që qytetarët dhe komuniteti i rajonit përfshihen në mënyrë aktive duke dhënë kontributin e vetë për këtë përallë. Vendasit janë bërë operatorë aktivë turistikë, rrëfimet, jeta, aftësitë e tyre, si një lloj tërheqje për turistët, plotësojnë pamjet e ofertës turistike në rajon. Përvoja e tyre është e paçmueshme, kurse ndryshimi në jetën e vendasve është i pamatshëm.

Turnetë e sapo zhvilluara ofrohen në treg përmes sistemeve B2B dhe B2S, operatorëve turistikë lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë.Smart-kul-tur synon të inkurajojë turizmin, të promovojë dhe mbrojë trashëgiminë kulturore dhe natyrore, të inkurajojë bashkëpunimin midis banorëve të komuniteteve në rajonin ndërkufitar, gjithashtu nxit shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në mënyrë që të mundësojë zhvillim të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik në rajonin ndërkufitar të Pelagonisë dhe Korçës.

Bëhuni gati / Zbardhet data zyrtare kur do të nisë transmetimin “Big Brother VIP”

“Big Brother VIP” do të nisë transmetimin më 5 tetor! Ditën e djeshme, profili zyrtar i BBV në Instagram hodhi poshtë thashethemet se data 1 tetor është dita kur do të nisë spektakli i madh.

E marta e parë e muajit tetor do të jetë mbrëmja e parë dedikuar spektaklit, por pritet, siç është konfirmuar edhe nga produksioni, që të ketë edhe një natë të dytë brenda javës. Me herët, edhe moderatorja e BBV, Arbana Osmani, lajmëroi miqtë e saj në rrjet se sapo kishte marrë zarfin me datën e nisjes së spektaklit. Ndërkohë personazhet vijojnë të mbeten ende mister. Deri më tani janë publikuar disa video, të cilat nuk e zbulojnë identitetin e personazheve që do të jenë pjesë e këtij reality show. Postimi i fundit i bërë nga llogaria zyrtare në Instagram e BBV tregon një person me flokë kaçurrela biondë.


Apeli refuzon kërkesën e Edvin Priftit /Mbetet në fuqi pezullimi nga detyra për mjekun !

Mbetet në fuqi pezullimi nga detyra për mjekun, Edvin Prifti. Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e kardiokirurgut për heqjen e masës së pezullimit. Mjeku kardiokirurg i QSUT-së Edvin Prifti së bashku me infermieren Trendafile Frangu u pezulluan nga detyra, pas hetimeve të SPAK.


Emri i mjekut kardiokirurg dhe infermieres së QSUT-së dolën pas hetimeve të SPAK për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite burg në Fushë-Krujë, ngjarje për të cilën u arrestuan 10 persona mes të cilëve edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me heret ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit.

Sipas SPAK duke qenë se ekziston dyshimi që shumat e parave të depozituara në bankë, në Cash, nga ana e mjekut janë produkte të veprës penale Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e sekuestros preventive.

5 vjet për një gjyq/ Gjykata e Apelit në Korçë ka vetëm katër gjyqtarë !

Pas situatës kaotike të krijuar në gjykatën e apelit në Korçë si pasojë e shkarkimeve apo dorëheqje e gjyqtarëve nga Vetingu, pamjaftueshmëria e gjyqtarëve dhe vonesat kanë përfshirë edhe gjykatën e shkallës së parë. Aktualisht në këtë gjykatë ushtrojnë funksionin 4 gjyqtarë nga 14 që duhet të ketë mes tyre edhe kryetarja e gjykatës e cila gjykon një numër të kufizuar çështjesh.


Vetingu por edhe arsye të tjera mes të cilave transferime apo ndarje nga jeta e gjyqtareve kanë bërë që gjyqësori i Korçës të shkojë drejt kolapsit. Ngarkesa e gjyqtarëve nga ana tjetër rrezikon edhe vendime te padrejta dhe në të gjitha rastet të dëmtuar mbeten qytetaret të cilët duhet të presin vite të tëra për të gjetur drejtësi ndërsa edhe kjo e fundit mund të shoqërohet me vendime të gabuara.

Përfaqësues të Dhomës së Avokatisë ngrenë shqetësimin se në këto kushte një qytetari që kërkon drejtësi mund t’i duhen deri në 5 vite për një çështje.

Kur 4 gjyqtarë nuk mjaftojnë as për gjykimin e çështjeve më emergjente përfaqësuesit e Dhomës së Avokatisë apelojnë qe nga njëra anë qytetarët të shmangin çështjet civile dhe të gjejnë vetë zgjidhje ndërsa nga ana tjetër kërkojnë që të gjenden zgjidhje alternative dhe të shmanget mungesa e drejtësisë për qytetarët./topchannel/

Arrestohet 29-vjeçari në Korçë/ Tentoi t’i grabiste me dhunë çantën të moshuarës…

Policia e Korçës ka vendosur në pranga shtetasi M. T., 29 vjeç i akuzuar për vjedhje. Ai ka tentuar t’i vjedhë një të moshuare 77-vjeçare çantën. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, të shtetasit M. T., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, ky shtetas ka tentuar t’i vjedhë me dhunë çantën shtetases J. G., 77 vjeçe, banuese në Korçë.