Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton: Të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me…

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ vjen me një njoftim për të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës. Duke filluar nga dita e sotme (1 shtator) në terminal lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që do të udhëtojnë dhe jo familjarët e tyre. Ndërkaq, pasagjerët duhet të jenë patjetër të pajisur me maskë, duhet të kenë me vete biletën e udhëtimit, testin PCR ose Antigen apo certifikatën e vaksinës, si dhe formularin PLF sipas kërkesave të shtetit ku do të udhëtoni.

Njoftimi i plotë i TIA:


Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Ju bëjmë me dije se duke filluar nga data 1 Shtator 2021 në terminal lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë.
Pasagjerët duhet të jenë të pajisur me:

– Maskën
– Biletën e udhëtimit
– Testin PCR ose Antigen apo çertifikatën e vaksinës në varësi të destinacionit ku udhëtoni
– Formularin PLF sipas kërkesave të shtetit ku udhëtoni.

Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport