Nuk ka si të ndodhë ndryshe :”Ronaldo merr zyrtarisht fanellën me numrin 7, Cavani atë me numër 21”

Manchester United e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të veshë fanellën ikonike me nr.7 në rikthimin e tij në “Old Trafford”. Ylli portugez mbante numrin e fanellës legjendare gjatë periudhës së tij të parë në United dhe tani është konfirmuar se Ronaldo do ta ketë përsëri këtë numër.

Në gjashtë sezonet e tij të para në Man Utd, midis 2003 dhe 2009, Ronaldo bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola, duke fituar nëntë trofe, përfshirë tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve. Cristiano Ronaldo do të veshë përsëri nr. 7 për United, siç bëri midis viteve 2003 dhe 2009.


Risi,Dua Lipa nis xhirimet në filmin e saj të parë

Dua Lipa po humbet Met Gala pasi është duke punuar në filmin e saj të parë .Filmi do të jetë roli i parë i Duas. Ajo do të luajë bashkë me disa nga emrat më të mëdhenj në Hollywood si Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara. Filmi tregon historinë e spiunit numër një në botë dhe aventurat e tij ndërkombëtare në Amerikë, Londër dhe destinacione të tjera nëpër botë.

Ndërkohë, Met Gala do të mbahet të hënën, 13 shtator, hera e fundit kur Dua u shfaq në këtë event ishte viti 2019 .


Burimi : the paradise

Mbi 30 mijë doza të Pfizer mbërrijnë në Rinas Manastirliu: “Vaksinojuni”

Mbi 30 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas . Ogerta Manastirliu, e cila u konfirmua sot në detyrë edhe për mandatin e tretë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit, dhe të vaksinohen kundër COVID, ku shton se mjafton vetëm karta identitetit.

31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura. #Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni në qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit.’– shkruan Manastirliu.


Deputeti më i votuar pa post ministri/ Rama për Taulant Ballën ka ngarkesë të madhe….

Taulant Balla rezultoi si deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, por në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS, nuk mori asnjë detyrë ministrore. Taulant Balla do të vijojë të mbajë vetëm detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, pasi Kryeministri Rama i hoqi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Taulanti është kryetari i grupit parlamentar të PS. Është një detyrëq që ka ngarkesë të madhe dhe ashtu siç duhet bërë gjatë këtij mandati do ketë dhe ngarkesë më të madh. E treta lidhet me faktin që kemi një objektiv të ri për partinë, transformimi i partive politike. Partitë politike shqiptare nuk mund të vazhdojnë kështu. Në duhet një Sekretar i Përgjithshëm që të jetë non stop i angazhuar këtu. Është rritur shumë volumi i punës për këto dy pozicione”.


Mandatit i tretë,Rama tregon dy prioritetet /“Duam ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan për dy gjëra”

Sezoni i ri televiziv në emisionin ”Opinion” ka nisur me kryeministrin Edi Rama, i cili po flet për qeverinë e re të prezantuar sot nga ai vetë. Lidhur me dy prioritete kryesore të qeverisë së re, Rama tha se janë ato për ta bërë Shqipërinë kampione në Ballkan në turizëm dhe në eksportimin neto të energjisë.

Rama tha :


Prioritetet tona janë shumë të qarta se janë bërë me dije për publikun që në fushatë. Duhet pak durim që kjo skuadër të shkojë në parlament, aty do shpaloset dhe programi i qeverisë. Së pari, ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizmin. Së dyti, ne duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekadë eksportuese neto e energjisë. Qoftë e para, qoftë e dyta nuk janë dëshira të bazuara tek ëndrra për ta parë Shqipërinë në një nivel tjetër por janë të bazuara tek puna që kemi bërë dhe investimet janë bërë”.

Ajo që kam shprehur unë për nevojën e një transformimi të ri në PS dhe domosdoshmërinë e kalimit të PS në një stad tjetër, nga një parti që në aspektin e kapaciteteve të veta elektorale ka një makineri elektorale të pakonkurrueshme hë për hë, në një parti që krijon kushtet dhe hapësirat për të pasur jetë politike brenda saj dhe për të përfshirë në jetën politike të saj edhe ata jashtë saj në periudhën midis dy zgjedhjeve. Kjo nuk ka të bëjë fare me ministritë. Është çështje e një kulture 30-vjeçare”, tha ai.

CIKAAAAAALLESHI! Shqipëria hesht Poloninë dhe vendos barazpeshën

Sokol Cikalleshi është zgjidhja e gjithë problemeve të kombëtares së Shqipërisë. Edhe një herë është kavajasi që shfaqet të jetë barkë shpëtimi….Avantazhi i Polonise ndaj Shqiperise ka zgjatur νetem 12 minuta, pasi Sokol Cikalleshi, pasi ka marre nje top brenda zone , u kthye dhe goditi pa u menduar, duke mposhtur Sczecznyn , i vendosur keq. Κugezinjte duket se kane marre zemer nga ky gol dhe tani shifrat jane 1-1.

Goli i shënuar sot nga Sokol Çikalleshi në ndeshjen kundër Polonisë, ka bërë që bomberi kuqezi të jetë tashmë shumë pranë ngjitjes në podiumin e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve për përfaqësuesen shqiptare.


LIVE, Poloni-Shqipëri 1-1 Levandovski 12’/ Cikalleshi 24′

Tronditet Greqia/ Djali therr nënën dhe më pas telefonon policinë

Një krim makabar ka ndodhur në Keratea,Greqi pasditen e sotme. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se një 48-vjeçar theri nënën dhe më pas njoftoi vetë policinë duke u dorëzuar.

Unë vrava nënën time” tha autori, që dyshohet se vuante nga probleme mendore kohët e fundit.

Policia arriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke gjetur brenda shtëpisë 86-vjeçaren pa shenja jete të mbuluar me gjak dhe djalin që e vrau që i qëndronte pranë duke mbajtur thikën në duar.Autori u arrestua dhe u dërgua në Drejtorinë e Sigurisë të Atikës Juglindore, ndërsa vendi i ngjarjes është rrethuar dhe ekspertët mjësorë pritet të mbërrijnë atje ,transmeton kathimerini


Formacioni/ Ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Polonisë

Polonia është përballja e së vërtetës për Shqipërinë, nëse do të kuptojë se sa mundësi ka realisht për të qëndruar në garë për shanset që ofron vendi i dytë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”. Që në krye të herës, Shqipëria nuk ishte aspak favorite pas hedhjes së shortit, me Anglinë të pallogaritshme dhe Poloninë e Hungarinë që priteshin të duelojnë për vendin e dytë, atë të zonës “play off” në Grupin I.


Nga porta në sulm, kuqezinjtë kanë formë të mirë nga skuadrat e tyre. Minuta, aktivizim, formë e mirë, vlerësime dhe gola nga bomberët e sulmit. E si për ta shfrytëzuar të gjithë këtë, italiani pritet që të kristalizojë zgjedhjet e tij të fundit. Kapiteni Berisha aktivizohet në portë dhe në vijim skema 3-5-2 plotësohet me Hysajn e Trashin nga krahët që do të mundësojnë rreshtimin me 5 në prapavijë apo me 5 në mesfushë (3-5-2 apo 5-3-2).

Në qendër të mbrojtjes, Reja ka tashmë “murin” e Serisë A: Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti, që do të mundohen të ndërtojnë grackën për Levandovskin. Një tjetër garanci për italianin është tashmë treshja e mesit të fushës me Gjasulën para mbrojtjes dhe Baren e Abrashin që plotësojnë digën mbrojtëse, por edhe të ndërtojnë fazën e parë të kundërsulmeve. Mundësitë janë të gjitha të vlefshme, me çdo sulmues që meriton formacionin, por për këtë takim, në fushë do të startojnë Cikalleshi e Rei Manaj.

FORMACIONI I SHQIPËRISË:


COVID-19, në Greqi /Mbi 2.800 të infektuar ,33 viktima në 24 orë

Greqia ka shënuar sërish një numër të lartë infektimesh me Covid-19. Mësohet se në 24 orët e fundit 2840 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 593,668.Nga ana tjetër, numri i viktimave ka pësuar një ulje të lehtë nga një ditë më parë duke regjistruar 33 humbje jete, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 13,777 vdekjeve janë regjistruar .


E papritur/ Infermierja serbe zhvishet live në televizion( Video)

Që prej fillimit të pandemisë, të gjithë jemi bërë dëshmitarë të skenave të sikletshme në veçanti nëpërmjet ZOOM, por kësaj here ‘viktima’ është një infermiere serbe. Imazhet e saj, janë shpërndarë masivisht dhe jo pa arsye, pasi në kohën kur një mjeke po fliste për efektet pozitive të vaksinës anti-COVID, pas shpinës së saj infermieria duket se nuk e kishte vërejtur kamerën dhe kolegen e saj që po jepte intervistë.

Ajo fillon të zhvishet, duke u bërë gati që ta merr vaksinën anti-COVID, duke ia marrë tërë vëmendjen ekipit të televizionit që duket e kishte vënë në fokus.