Formacioni/ Ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Polonisë

Polonia është përballja e së vërtetës për Shqipërinë, nëse do të kuptojë se sa mundësi ka realisht për të qëndruar në garë për shanset që ofron vendi i dytë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”. Që në krye të herës, Shqipëria nuk ishte aspak favorite pas hedhjes së shortit, me Anglinë të pallogaritshme dhe Poloninë e Hungarinë që priteshin të duelojnë për vendin e dytë, atë të zonës “play off” në Grupin I.


Nga porta në sulm, kuqezinjtë kanë formë të mirë nga skuadrat e tyre. Minuta, aktivizim, formë e mirë, vlerësime dhe gola nga bomberët e sulmit. E si për ta shfrytëzuar të gjithë këtë, italiani pritet që të kristalizojë zgjedhjet e tij të fundit. Kapiteni Berisha aktivizohet në portë dhe në vijim skema 3-5-2 plotësohet me Hysajn e Trashin nga krahët që do të mundësojnë rreshtimin me 5 në prapavijë apo me 5 në mesfushë (3-5-2 apo 5-3-2).

Në qendër të mbrojtjes, Reja ka tashmë “murin” e Serisë A: Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti, që do të mundohen të ndërtojnë grackën për Levandovskin. Një tjetër garanci për italianin është tashmë treshja e mesit të fushës me Gjasulën para mbrojtjes dhe Baren e Abrashin që plotësojnë digën mbrojtëse, por edhe të ndërtojnë fazën e parë të kundërsulmeve. Mundësitë janë të gjitha të vlefshme, me çdo sulmues që meriton formacionin, por për këtë takim, në fushë do të startojnë Cikalleshi e Rei Manaj.

FORMACIONI I SHQIPËRISË: