COVID-19, në Greqi /Mbi 2.800 të infektuar ,33 viktima në 24 orë

Greqia ka shënuar sërish një numër të lartë infektimesh me Covid-19. Mësohet se në 24 orët e fundit 2840 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 593,668.Nga ana tjetër, numri i viktimave ka pësuar një ulje të lehtë nga një ditë më parë duke regjistruar 33 humbje jete, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 13,777 vdekjeve janë regjistruar .