Deputeti më i votuar pa post ministri/ Rama për Taulant Ballën ka ngarkesë të madhe….

Taulant Balla rezultoi si deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, por në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS, nuk mori asnjë detyrë ministrore. Taulant Balla do të vijojë të mbajë vetëm detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, pasi Kryeministri Rama i hoqi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Taulanti është kryetari i grupit parlamentar të PS. Është një detyrëq që ka ngarkesë të madhe dhe ashtu siç duhet bërë gjatë këtij mandati do ketë dhe ngarkesë më të madh. E treta lidhet me faktin që kemi një objektiv të ri për partinë, transformimi i partive politike. Partitë politike shqiptare nuk mund të vazhdojnë kështu. Në duhet një Sekretar i Përgjithshëm që të jetë non stop i angazhuar këtu. Është rritur shumë volumi i punës për këto dy pozicione”.