Tronditet Greqia/ Djali therr nënën dhe më pas telefonon policinë

Një krim makabar ka ndodhur në Keratea,Greqi pasditen e sotme. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se një 48-vjeçar theri nënën dhe më pas njoftoi vetë policinë duke u dorëzuar.

Unë vrava nënën time” tha autori, që dyshohet se vuante nga probleme mendore kohët e fundit.

Policia arriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke gjetur brenda shtëpisë 86-vjeçaren pa shenja jete të mbuluar me gjak dhe djalin që e vrau që i qëndronte pranë duke mbajtur thikën në duar.Autori u arrestua dhe u dërgua në Drejtorinë e Sigurisë të Atikës Juglindore, ndërsa vendi i ngjarjes është rrethuar dhe ekspertët mjësorë pritet të mbërrijnë atje ,transmeton kathimerini