Futbolli në zi/ Legjenda e Luftëtarit ndërron jetë teksa po pinte kafe

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ish-trajneri, lojtari dhe njëkohësisht administratori i AF Luftëtari, Mustafa Hysi, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Ai ka qenë në shoqërinë e miqve të tij në një restorant në fshatin “Andon Poçi”. Hysi ka ndjerë fillimisht dhimbje në gjoks dhe më pas ka rënë në tokë. Miqtë e kanë shoqëruar menjëherë për në spitalin Rajonal por nuk ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Një lajm i trishtë ky për futbollin gjirokastrit dhe jo vetëm, ku Hysi ishte simbol i klubit Luftëtari në vitet ’80. Gjithashtu Mustafa Hysi ka trajnuar për shumë sezone skuadrën gjirokastrite si në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë nga ku e ka shpallur dhe kampion.Futbolli shqiptar sot është në zi, nga vdekja e figurës së njohur të Mustafa Hysit.