Pa post në qeveri, Balla: “E mira s’ka fund, nuk shoh asnjë shmangie nga ajo që kam dëshirë të bëj…”

Taulant Balla ka folur për herë të parë pas shpalljes së qeverisë së re të Ramës dhe ndryshimeve në postet drejtuese të PS. Balla thotë se nuk sheh asnjë shmangie të asaj që ka dëshirë të bëjë, ndërkohë që Rama nuk i dha asnjë post në qeveri apo parti. Për Ballën, fakti i të qenit kryetar i grupit parlamentar të mazhorancës në mandatin e tretë është përgjegjësia e dytë më e rëndësishme pas Ramës për administrimin e besimit të qytetarëve.


Nëse ka ndonjë hatërmbetje me Ramën? Balla përgjigjet se do ët mërzitet me kryeministrin vetëm nëse nuk i kthen borxhin që PS i ka Elbasanit për mandatin e tretë, me vëmendje dhe investime.“Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë të mos jesh në pozicion të rëndësishëm, të drejtosh qarkun e dytë ku buron pushteti i socialistëve.

Dhe unë nuk e fsheh, duke qenë se kam pasur prirjen të shoh organizimin e partive të tjera në europë, PS e Shqipërisë është shumë mirë e organizuar, e mira s’ka fund. Sa më shumë përmirësim.

E para është që unë ju thashë, jam deputet i Elbasanit, drejtues politik i Fierit. Fieri është qark që ka 16 mandate, ku PS ka marrë 9. Duhet një punë shumë e rëndësishme për të ruajtur do të thoja unë performancën q ëish-drejtuesi Gramoz Ruçi ka pasur për 3 mandate me radhë, mos ngatërroni detyrat që burojnë nga fakti i të qenit deputet. Qoftë marrëdhënien prej shtetari, qoftë marrëdhënien që do të kesh me organizimin dhe strukturën. Në këtë këndvështrim të jesh drejtues politik i Fierit, secili prej nesh në karrierë është hap në forcimin e vet si pëfaqësues i rëndësishëm. Nuk është çështje kungujsh, por përgjegjësish.