Propozimi në Berlin: “paguhesh 1100 euro nëse nuk përdor makinën në qytet”

Të paguhesh 1100 euro në vit për të mos përdorur makinën tënde. Ky është propozimi i lëvizjes Changing Cities, i cili, së bashku me Institutin për Lëvizshmërinë Urbane, propozon një iniciativë për t’i nxitur qytetarët e Berlinit të braktisin makinat për të lëvizur nëpër qytet. Objektivi është që të paraqitet një zgjidhje konkrete për trafikun e kryeqytetit gjerman, falë të cilit rreth 60 mijë automjete do të mbeteshin në garazhe, raporton Corriere.

Sipas Andreas Knie, ekspert i lëvizshmërisë, rreth 50 % e gjermanëve mund të bënin pa makinën e tyre duke zgjedhur alternativa më të qëndrueshme si biçikleta, makina me qira ose transporti publik. Në mënyrë që kjo prirje të bëhet realitet, për ekspertët, është e nevojshme të përmirësohen shërbimet e ofruara. Për momentin projekti nuk ka gjetur ende mbështetjen zyrtare të administratës së Berlinit, edhe pse ballafaqohet me disponueshmëri të kufizuar ekonomike në nivel qyteti dhe një sistem transporti me hapësirë të gjerë për përmirësim, ende i papërshtatshëm për të akomoduar një fluks më të madh udhëtarësh në krahasim me atë aktual. Viti i referencës është 2027, afati kohor brenda të cilit Berlini synon të çlirojnë plotësisht Ringun, unaza kryesore hekurudhore e qytetit./syri.net/