Rama: Detyra jonë të punojmë për mandatin e 4!”Duhet të ngulim këmbët në tokë dhe të shtrijmë sytë sa më larg në horizont”

Mandati i 4 është synimi i kryeministrit Edi Rama. Këtë e bëri të qartë gjatë fjalës së tij në asamblenë e PS. Ndërkaq nënvizoi se duhet një forcë e re dhe një pasion i ri politik për ta ngjitur vendin sa më lart, ndërsa nënvizoi se asnjëherë s’ka qenë më i trazuar se kaq pas një fitoreje.

“Herën e 4 do e kemi më të vështirë se të 3. Detyra jonë ndaj të gjithëve që na besuam është të bëjmë të amundurën për tja dalë të rikonformohemi përsëri pas 4 vjetësh. Miq sot do tu flas shumë hapur dhe do tu them që skam qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitoreje politike se këtë herë. Jo se sfidat e mëparshme kanë qenë më të lehtë, por se sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit. Duhet të ngulim këmbët në tokë dhe të shtrijmë sytë sa më larg në horizont. Na duhet një forcë e re një pasion i ri politik, një kapërcim i r ii vetevetes për ta ngjitur më lart Shqipërinë. Duhet të ngulmojmë më fort se më parë në punën tonë. 5500 dyert e organizatave tonë në Shqipëri duhet të bëhen 5500 dyer të hapura mundësish për qindar mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike, mendimin dhe aktivizmin politik. Vullnetarizmin dhe solidaritetin social, për të debatuar tema me interes publik”, tha Rama.