Shpejtësia i mori jetën, Morena Taraku shkruan për reperin grek: “Kënga jonë u la në mes”

Morena Taraku ka reaguar pas vdekjes së reperit grek, Mad Clip. Përmes një postimi në Instagram story, këngëtarja dhe modelja nga Kosova shkruan se ka pasur plane me 34-vjeçarin. “Nuk mund ta besoj, vëlla! Pusho në Paqe! Kënga jonë u la në mes”, shkruan Taraku.

Kujtojme qe Greqia është tronditur ditën e sotme nga vdekja tragjike e reperit të njohur Mad Clip i cili pësoi një aksident automobilistik. Mësohet se Clip ishte duke u kthyer nga dasma e një miku të tij kur makina e tij devijoi rrugën dhe u përplas me një shtyllë e më pas me një pemë e cila u pre përgjysmë. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e fundit të festës ku Mad Clip ishte i ftuar dhe bashkë me të po këndonte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Pak javë më parë Mad Clip dhe Foureira publikuan këngën e tyre të fundit e cila titullohet “Can”.