Plane për fundjavën/Metereologia Porja parashijon ç’farë pritet të ndodhë me motin….

Nisja e vjeshtës do të sjellë dhe shirat e para për këtë shtator. Meteorologia Lajda Porja trego për Meteoalb se e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të mbizotëruara nga shirat gjatë gjithë kohës, duke sjellë një kthesë në motin e vendit tonë. Sipas Porjas, kjo situatë do të mbizotërojë edhe në rajon.


Moti i kthjellët është prezent. Vranësirat janë shumë të pakta kryesisht në zonat malore. Parashikohet që edhe fundjava të ketë të pranishme shumë më tepër vranësira në territor. Më të dukshme do jenë ditën e dielë ku pritet të ketë edhe reshje. Reshjet do të jenë të fokusuara përgjatë kufirit lindor, por nuk përjashtohen edhe në zonat qendrore, kryesisht Elbasan, Librazhd apo edhe në Tiranë priten momente të shkurtra me shi. Sa i përket temperaturave vijojnë të jetë të larta deri në 32 gradë. Dita e dielë do të sjellë një rënie të lehtë. Mëngjeset dhe mbrëmjet do jenë më të freskëta. Problematike gjatë kësaj jave dhe në fundjavë do të jetë parametri i erës duke bërë që të jetë herë pas here edhe e fortë 45-50 km/h. Kjo do të bëjë që edhe në brigjet detare të kemi dallgëzim jo më shumë se 3 apo 4 ballë.

Në rajon do ketë kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësirat do të shtohen në ditën e shtunë. Në Kosovë priten rrebeshe afatshkurtra shiu. Dita e dielë do të sjellë zhvillim të vranësirave kryesisht në Maqedoninë e Veriut duke bërë që të ketë rrebeshe shiu. Edhe në Kosovë, kryesisht në jug dhe juglindje priten reshje shiu. Temperaturat sot dhe nesër në Kosovë maksimale deri në 25 gradë dhe në Maqedoni 26 gradë. E diela do të sjellë rënie me 1 apo 2 gradë. Problematik do të mbetet parametri i erës dhe në vendet e rajonit,”– u shpreh meteorologia Laja Porja ndër të tjera.


Ndërkohë që mediat greke kanë publikuar hartën e zonave (foto e mesiperme) ku do të godasë rrebeshi i shiut si pasojë e përkeqësimit të motit. Pjesa më e goditur nga moti i keq në Shqipëri pritet që të jetë juglindja.
Moti i keq i fundjavës do të vazhdojë me uljen e temperaturave, erë dhe mot të kthjellët edhe gjatë javës që vjen duke u futur dalëngadalë në stinën e vjeshtës.

Nuk pranuan vaksinën/ Greqia “pa mëshirë”, pushon 6400 mjekë dhe infermierë që refuzuan…

Greqia nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga kushti për vaksinimin me detyrim për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë.Mbrëmjen e së premtes sipas medieve greke numri i punonjësve të shëndetësisë që janë pezulluar nga puna me argumentin se nuk kanë pranuar të vaksinohen ka shkuar në 6412. 5594 prej tyre punojnë në spitale dhe 818 në kujdesin shëndetësor parësor.


Vaksina është e detyrueshme, pasi ka dhënë rezultate.

Numri i të pezulluarve në orët në vijim do të rritet akoma më shumë” tha një zyrtar grek duke shtuar se “ne presim që numri të shkojë 10 mijë”.

Edhe në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve vendosi që vaksina për punonjësit e sistemit shëndetësor të bëhet me detyrim.Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laburantë do të bëjnë vaksinë me detyrim nga vendimi i sotem.

Shëtit turistët nga Vlora në Sazan e Karaburun / Ja anija turistike ku humbi jetën 25-vjeçarja…

Anija ‘Liburna’ është një anije turistike që operon në linjës Vlorë-Sazan-Karaburun, ku turistë të shumtë shijojnë pamjet e këtyre vendeve nga bordi. Anija prej druri ofron muzikë dhe pije për turistët në bord, një mënyrë argëtimi gjatë sezonit veror. Në këtë anije paraditen e sotme 25-vjeçarja, që mendohet se ishte me shtetësi italiane dhe e dehur, ka rënë gjatë kohës që duke zbritur, ndërsa anija ka qenë e ankoruar.


Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se 47-vjeçari ishte i punësuar në anije dhe bënte rolin e “piratit” për të argëtuar turistët. Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.


E papritur/ Fitoi 27 milionë paund në lotari, gjendet e pajetë 56-vjeçarja

Margaret Loughrey, 56-vjeçarja e cila fitoi 27 milionë paund 8 vite më parë, në një lotari dhe shprehej se i kishte shkatërruar jetën, është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Belfast, në Irlandë.
56-vjeçarja shprehej se çmimi i fituar në ‘EuroMillions’, 8 vite më parë e kishte shkatërruar atë. Pasi fitoi shumën e majme, zonja Loughrey bleu një fabrikë, ndërsa gati gjysmën e shumës së fituar e ndau në ndihmë të familjeve në nevojë.
Megjithëse, të gjithë e ëndërrojnë atë çmim, për Margaret nuk ishte kështu! “Më ka shkatërruar jetën. Kanë kaluar 6 vite nga çmimi. Unë nuk besoj në fe, por nëse Ferri ekziston, unë kam qenë në të”, shprehej ajo.
Vdekja e saj e papritur nuk po trajtohet si e dyshimtë dhe është një fund tragjik i problemeve të saj shëndetësore.


Nga administrata tek farmacistët/ Ja tre kategoritë e reja që do të vaksinohen me detyrim në Shqipëri

Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laburantë do të bëjnë vaksinë me detyrim. Këtë e ka konfirmuar zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, e cila tha se me grupet e para vihet re një trend në rritje për t’u vaksinuar nga grupi i parë, i cili duhet ta ketë kryer deri në fund të muajit shtator.


Individi i vaksinuar me të dyja dozat sigurisht që mund të prekët, sepse ne kemi thënë që mbrojtja nuk është 100%. Mund të preken, por me një klinikë të lehtë. Koha e transmetimit tek një person i vaksinuar është më e shkurtër sesa tek një individ që është i pavaksinuar”, shprehet zv.ministrja.

Por, vaksnimi i detyruar ka hasur kontestime dhe refuzime edhe në Shqipëri, pasi e konsiderojnë shkelje të së drejtes së njeriut.

Sigurisht që prekim lirinë nëse nuk sigurojmë shëndet të popullatës. Prekim etikën nëse do të lejonim që grupe riskuqë kanë kontakte kaq të mëdha dhe kaq intensive, ti linim pa vaksinuar”, thotë Tomini.

1 milion e gjysmë vaksinime të kryera në total kundër COVID, Rama thirrje: “Vaksinohuni, mbroni shëndetin”

Ka shkuar në 1.500.000 numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër COVID-19. Shifra u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Mbroni Shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se vaksinimi në vendin tonë filloi në muajin janar dhe Shqipëria po përdor 4 vaksina të ndryshme për imunizimin masiv: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac.


E rëndë /Ishte duke punuar në Greqi, punëtori shqiptar bie nga skela 9 metra e lartë

Një aksident i rëndë pune ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi. Mediat greke kanë shkruar se një punëtor shqiptar, i cili po punonte në një kantier ndërtimi në qendër të PsachnaEvia, ra nga një lartësi prej 9 metrash, ndërsa ishte në një skela. Shqiptari ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje të rë rënde për jetën. duke rezultuar në plagosje të rënda. Punëtori i plagosur u transportua fillimisht në qendrën shëndetësore Psachna ndërsa pak më vonë u dërgua me urgjencë në Spitalin e Kalkidës.


Erion Braçe pas shkarkimit si zv.kryeministër, poston foton me kala dibrance…(Foto)

Erion Braçe pas shkarkimit si zv.kryeministër, ka postuar foton e një loje të vjetër të brezit të tij, kaluçi….”Kala Dibrance” Nuk dihet nëse Braçe ëështë bërë thjesht nostalgjik apo do të japë ndonjë mesazh nëpërmjet kësaj fotoje, por një ditë më parë mesazhi ishte paksa më i qartë, pasi postoi një foto perëndimi dielli dhe anash i kishte vendosur vetë një bankomat si për të treguar se posti i tij u shit.

“E mbani mend?

E dinit loje apo jo?

Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete”, shkruan ai.


Rritja e numrit të infektimeve në vend/ Gjermania fut Shqipërinë në zonën e kuqe,ja masat e rreja

Rritja e rasteve të covid në Shqipëri, e ka futur vendin tonë në listën e shteteve “të kuqe” në Gjermani. Ambasada gjermane njofton se Shqipëria konsiderohet sërish me rrezikshmëri të lartë për shkak të pandemisë, ndaj janë vendosur masa të reja kufizuese. Duke nisur nga data 5 shtator, qytetarët që do të duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të regjistrohen në faqen e internetit. (Shënuar më poshtë) Gjatë regjistrimit, çdo person duhet të ngarkojë online dëshmi shërimi nga infeksioni, dëshmi të vaksinimit të plotë ose një test negativ të koronavirusit. Pas mbërritjes në Gjermani, udhëtarët do të futen në karantinë 10 ditore.

Njoftimi i Ambasadës gjermane:


Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008