Qeveria “Rama 3” plot me gra,ironizon gazetari: “Sa të mbarojë tallashi mediatik, nisin aferat” ,mjafton që të kemi rekordin botëror të qeverisjes me më shumë gra..

Disa media të huaja kanë nisur jo shumë të rëndësishme kanë nisur që të raportojnë se Shqipëria ka vendosur rekord botëror, duke pasur 70 përqind të kabinetit qeveritar me gra. Por sipas gazetarit Klodian Tomorri, ky është qëllimi i propagandës qeveritare. Media merret me këtë ‘sukses’, ndërsa më pas nisin aferat me firma grash mbi ligjore.


“Tani do fillojë tallashi për popullin. Në media do gjeni këto ditë shumë shkrime për arritjen e madhe të Shqipërisë si vendi më i emancipuar në botë me 70 për qind të qeverisë gra. Analistë dhe ojf-iste të pavarur do ta quajnë këtë arritjen më të madhe të Shqipërisë që nga koha kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë. Ndërkohë vetë qeveria do të kapë disa lajme në CNN, BBC, etj për këtë sukses historik.

Por pas tallashit do jetë ‘business as usual’. Tendera, koncesione, tjetërsim i pronës publike me natyrë femërore. Firma grash mbi ligje, vendime apo urdhra që vrasin konkurrencën dhe tregun e lirë. Por varja këtyre. Se fundja këto janë të parëndësishme. Mjafton që të kemi rekordin botëror të qeverisjes me më shumë gra,” shkruan ai.