“Tërbohet 33-vjeçarja” plagos me thikë ish-njerkun

Një 33-vjeçare në Tiranë me iniciale U.A. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se për motive banale ka goditur me thikë ish njerkun e saj. Për këtë të fundit policia ka plotësuar një urdhër mbrojtje nga e arrestuara. Në lidhje me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases U. A., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), ish-njerkun e saj, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme”,njofton policia.