‘Klani do marrë 20 gazetarë afganë’/ Rama i drejtohet Fevziut: “Merrini një orë e më parë, do ju ngrihet niveli”

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, Blendi Fevziu tha se televizioni Klan ka në plan që të punësojë 20 afganë si gazetarë operatorë. Kryeministri Edi Rama i cili ishte i ftuari i mbrëmjes iu drejtua duke i thënë se duhen marrë një orë e parë. Sipas Ramës, ata do rrisin nivelin e televizionit pasi kanë punuar për gazetat më të njohura në botë.

Fevziu: Klani mesa di unë ka kërkuar të marri 20 gazetarë afganë operatorë për të punuar këtu.

Rama: Merrini një orë e më parë që të rrisni nivelin. Më kanë bërë shumë përshtypje, janë gazetarë që kanë punuar për gazetat më të mëdha të botës dhe janë gazetarë edhe të një mediaje që ishte më e madhja afgane që janë të gjithë me anglisht dhe me studime në Amerikë. Kështu që merrni sa të mundni.