Abonetë e autobusëve/ Revoltohet i moshuari për çmimin dhe shërbimin : “Çohu Enver nga varri,ai i zbatonte ligjet”

Shitja e aboneve muore për shumën e 6000 lekëve të reja, ndërkohë që çmimi real është 1600 duket se nuk ka shkaktuar probleme tek qytetarët. Këta të fundit shprehen se blerja më lirë e abonesë ishte në favor të tyre, ndërsa shprehen se nuk kanë asnjë mendim për shkaqet e uljes së çmimit. Por ndryshe mendon një i moshuar. Në një intervistë për Fax, ai ka shprehur nostalgji për kohën e komunizimit, duke shtuar se vetëm Enver Hoxha i respektonte ligjet.


Qytetari “Bileta në urban ishte 3 lekë, u bë 4 për të rritur mirëqenien. Çdo gjë rëndon mbi popullin. Unë nuk jam me këtë. Çmimet duhet të jenë reale. Pse bëhet nuk e kuptoj? 800 e ca vetë ishin të infektuar, asnjë nuk mban maskë. Ku është shteti?

Ku është Policia? Korea e Veriut është i vetmi vend që nuk ka asnjë të infektuar, i vetmi shtet në botë që i mbylli kufinjtë që në fillim. Unë jam 80 vjeç, jam komunist. Çohu Enver nga varri, ai zbatonte ligjet! Komunizmi është dritë që sado t’i afrohesh është aq zor me e kap. Kaq i bukur është! Komunizëm real. Ka faj ai që drejton, as shoferi, as faturinoja,”-tha ai.