COVID-19, në Greqi / 2,729 të infektuar ,35 viktima në 24 orë

Janë rritur serish rastet me Covid-19 në Greqi. Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,729 raste të reja ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 596,383. Numri i vdekjeve ka pësuar një rritje duke regjistruar 35 humbje jete, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 13,813 qytetarësh kanë humbur jetën.