Publikohen pesë episodet e para të sezonit të pestë të “La Casa de Papel”

Sezoni i pestë i “La Casa de Papel (Money Heist)” është paralajmëruar prej kohësh që do të dalë në Netflix, dhe pritjes i erdhi fundi, pasi tashmë janë në dispozicion pesë episodet e reja të serialit spanjoll. Sezoni i pestë i pjesës së parë të “La Casa de Papel” u vu në dispozicion të shikuesve të Netflix ndërsa drama popullore spanjolle po përfundon. Fansat e “La Casa de Papel” kanë pritur gati një vit e gjysmë për të parë se çfarë ndodhi pas ngjarjeve të sezonit të katërt.


Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.”, ka shkruar Netflix.

Pjesa e fundit e sagës gjithnjë dramatike do të ndahet në dy gjysma, me pesë episodet e para që do të vihen në dispozicion të fansave më 3 shtator 2021. Sezoni i pestë do të përfundojë me pesë pjesët e tij të fundit më 3 dhjetor 2021. Për fansat amerikanë, drama e krimit është në dispozicion nga mesnata e 3 shtatorit 2021.

Seriali i suksesshëm spanjoll ka qenë një fenomen kur u shfaq premierë në 2017. “La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.