Braktisi LSI-në,Luan Rama: “Tani jam i papunë mund ti rikthehem gazetarisë… Ps është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj, jam socialist në bindje dhe formim…”

Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili dha dorëheqje nga të gjitha funksionet drejtuese në atë parti, është pyetur ditën e sotme në një intervistë nëse do t’i bashkohet Partisë Socialiste. Luan Rama u shpreh se Partia Socialiste është shtëpia e tij e lindjes, ndaj askush nuk mund ta pengojë për raportet e tij me këtë parti.

Luan Rama tha:


Kam qenë delegati më i ri në atë sallë, kam punuar në gazetën e PS. Kam qenë Sekretar, ministër në tre qeveri, PS është shtëpia ime e lindjes dhe nuk kam asnjë arsye as ti marr ndokujt leje apo të pyes se çfarë do të bëj në raportin tim me PS. E kam thënë, e kam thënë edhe publikisht në LSI, jam socialist në bindje, formim e kam për nder edhe atë që tha kryeministër, të jem zëdhënës dhe mbrojtës i idealeve të luftës. Nuk më stigmatizon mua, s’më bën të ndihem keq ironia e dikujt.

Unë do të vijoj të jem kontribues e votues i për aq kohë sa LSI do të jetë ajo që dua unë. Paradoksalisht në Shqipëri mungojnë institucionet e vëmendjes shtetërore. Në kuptimin njerëzor jam një i papunë dhe meqenëse jam nga ata politikanë që profesion nuk kam vetëm politikën, jam në tundimin për t’iu kthyer profesionit të parë, kam përgatitur një projekt dhe jam në kontakt me disa subjekte mediatike sa projekti im është i vlefshëm për filozofinë editoriale. Nëse do të gjejnë dakordësinë. Do i rikthehesha profesionit tim si gazetar, edhe dimensionin publik edhe qytetar”, tha Rama.

Ndërsa nëse kryeministri Rama do t’i propozonte diçka, ai u shpreh kështu: “Nuk e ndërtoj karrierën time me nëse apo sikur. Do shoh thashë jam në negociata me subjekte mediatike, nëse bien me kushtet reciproke. Pse jo do ta vë veten para sfidës për të dëshmuar që tek unë jo vetëm nuk ka vdekur gazetari por është i gjallë dhe etik”.

Erion Braçe vazhdon ironinë :”Ndaj duhen gratë, të bëjnë para burrat”

Ka disa ditë që pas shpalljes së qeverisë së re, që ish-zv.kryeministri Erion Braçe në rrjetet sociale bën postime ironizuese dhe thumbuese. Së fundmi Braçe ka postuar foton e aktores që luan rolin e “Tokyo” në serialin “Casa del Papel”, por fjalët që shkruan i japin një tjetër kuptim postimit të tij. “NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT”, shkruan Braçe duke e theksuar këtë shprehje, si për të thumbuar dikë, por emrin e të cilit nuk e bën me dije.

Postimi i Erion Braçes:


TOKIO VDIQ SI BURRE, BURRAT!

NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT!

La Casa de Papel, kete here,

ishte nje kulm i ri dhune;

POR HUMBI SHARMIN ANTISISTEM!

Kater sezonet e shkuara ishin ndryshe,

kishin edhe ide, edhe kauza, edhe tekst, keshtu u krijua sharmi antisistem;

Serite e reja kishin vec krisma e shperthime.

Dheeeee vdekjen e Tokios!

Asnje burre tjeter nuk vdiq, madje njeri u ngjall, Tokio vdiq si burre, burrat!


Të iki apo të rri? Moderatorja e njohur në dilemë: “Këtu po ikin të gjithë të rinjtë, s’di ça të bëj…”

Moderatorja Dojna Mema thotë se shumë të rinj janë duke ikur nga Shqipëria. Ndërsa ka postuar një foto nga Aeroporti i Rinasit, ajo thotë se është në dilemë nëse duhet të largohet edhe ajo nga Shqipëria, apo të qendrojë…..?

Sipas INSTAT pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare që gjendet jashtë Shqipërisë i përket moshës 25-40 vjeç, që janë popullsia e cila është në moshë pune, e arsimuar dhe specializuar. Kjo kategori largohet nga Shqipëria për të punuar dhe jetuar diku tjetër. P.s : Të iki apo të rri?”, shkruan moderatorja.


Dy muaj pas lindjes, Eni Vasili kthehet në ekran/ Ndjekësit e mbushin me komente dhe komplimente….

Eni Vasili u bë nënë gjatë verës, e solli në jetë binjaket Sofi dhe Nikol. Me ardhjen e shtatorit, kur kanë kaluar veçse 2 muaj nga ardhja në jetë e të voglave, gazetarja ju rikthye studios së ‘Open’ dhe nisi sezonin e ri. Pas programit të parë, të transmetuar dje, mesa u kuptua nga postimet e saj, inboxi i saj ka shpërthyer nga urimet dhe fjalët e ëmbla dhe zonjave dhe zonjushave që e ndjekin.

“Sa e fortë je, me dy fëmijë dhe ju tiktheve punës”, shkruajnë disa prej ndjekësve.

E nga ana tjetër Eni shprehet: “Fëmijët janë bekim, jo pengesë. Frymëzimi dhe forca, vjen prej tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.


“Më hanë ushqimet kur fle gjumë” /Gruaja kërkon hetimin e policisë për hajdutët fantazmë në Tiranë

Një 65-vjeçare i ka vendosur vërtet në pozitë të vështirë oficerët e prokurorisë së posaçme SPAK, të cilëve ju kërkoi jo vetëm hetimin e policisë së Tiranës, por që prokurorët e posaçëm të zbulojnë disa hajdutë të rrallë që sipas saj hynin fshehtas dhe mbasi shijonin ushqimet e saj largoheshin. Në dosjen që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon përmendet se gruaja fillimisht ka pretenduar se ishte abuzuar dhe d roguar, më pas se policia kishte dijeni për këtë fakt dhe ndaj duhej hetuar për korrupsion dhe sipas burimeve të gazetares Hoxha pikërisht ky rrëfim e ka shtyrë oficerin e SPAK me inicialet J.K që të mbante shënim cdo gjë që thoshte denoncuesja në SPAK.


Por më pas ajo ka kërkuar të gjendet dhe të arrestohet grupi që konsumonte ushqimet e saj. Denoncimi, raportoi gazetarja e Top Channel Anila Hoxha është paraqitur në SPAK në datën 27 korrik dhe së fundmi është shpallur moskompetenca. Në dëshmi gruaja  me inicialet L.M thotë mes të tjerash se se hajdutët shfrytëzojnë orët e mbrëmjes kur e zonja e shtëpisë private është në gjumë.

Gjatë kohës kur unë fle, në shtëpinë time hyjnë persona dhe hanë ushqimet. E kam konstatuar këtë në mëngjes dhe gjithashtu kur kam gatuar drekën, kam vënë re që është harxhuar edhe vaji i ullirit”, thotë gruaja.

Nën pretendimin se policia nuk vepronte mbasi favorizonte hajdutët e vakteve, gruaja i kërkoi SPAK hetimin e policit të zonës- raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha, ndërkohë që me marrjen e këtij qëndrimi SPAK është bindur se nuk ekzistonte asnjë provë që policia të kishte shmangur përmbushjen e detyrës.

Por qytetarja këmbëngul në versionin e saj se policia e shtetit e di se cilët janë personat që konsumojnë gatimet e saj dhe në këto kushte SPAK si shumë çështje të tjera dhe këtë fashikull ja ka përcjellë prokurorisë së Tiranës për hetime të mëpasshme./Top Channel

Moderatorja e njohur pyet e habitur fansat: “Si ka mundësi që jam ende vetëm ?”

Moderatorja Albana Osmani është shkëputur nga televizioni prej shumë kohësh. Ajo i është përkushtuar projekteve të reja siç ai i fondacionit apo edhe botimi i një libri. Sa i përket jetës private, Albana është treguar gjithmonë e rezervuar. Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto me bikini nga plazhi dhe pyet ndjekësit se pse është akoma single.

Pse jam akoma single?”, ka shkruar moderatorja, krahas imazheve dhe komentet kanë qenë të shumta.


Historiania greke: “Greqia ishte shqiptare, edhe sot gjysma janë shqiptarë”

Maria Efthimiou, një profesore e historisë në Universitetin e Athinës, e vlerësuar me çmim nderi nga presidenca greke, por e angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në mjedise të shumta, jep një leksion për arvanitasit në Greqi. Pa bërë dallimet e zakonshme terminologjike, shqiptar, shqip, arvanitas, Efthimiou flet për rolin e tyre, gjuhën dhe faktin se shqipja asokohe në Greqi ishte gjuhë vendi në disa rajone.


Një moment interesant është hapja e shkollave greqisht për fëmijët arvanitas në ishullin e Specës, ku një prej mësuesve shkruan se “ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”.

“Mësova shqipen në mënyrë që t’u mësoja greqishten”, vijon më poshtë ky moment. Leksioni i përcjellë ka edhe vlerën e vet komunikuese, pasi nuk shihet aty kompleksi i shumëpërfolur i shmangies, anashkalimit apo edhe gënjeshtrës që na kanë mësuar t’i mendojmë si kritere me të cilat operon historiografia fqinje. /27.al


KORÇA DHE MBRETI ZOG – Një histori bashkëjetese

Një foto historike e ripublikuar këto ditë tregon për parullën e shkruar me iniciale RR Z I (Rroftë Zogu I Parë) në faqen e malit Moravë mbi Korçë. Fotografia thuhet se daton vitin 1939, atëbotë kur Monarkisë po I vinte fundi. Së njëjtës periudhë I takon edhe një shkrim në një nga gazetat e kohës si ‘Gazeta e Korçës’ e fillim prillit 1939 që krahas lajmit të lindjes së trashëgimtarit njoftonte edhe mbështetjen me një demostratë të madhe ndaj Mretit Zog që po I lëkundej froni.

As më shumë dhe as më pak, këto janë pjesë e një zinxhiri dëshmish që tregojnë lidhjet e forta të krijuara mes Korçës dhe Monarkisë Zogolliane të kohës.
Korça në vitet ’30-’40 të shekullit të kaluar ka njohur zhvillimet më të mira ekonomike dhe kulturore në historinë e saj nga ku mori edhe cilësimin krenar si qytet ‘Paris I vogël’.


Ndër të tjera, kësaj epoke I përkasin edhe dy prej bamirsave më të mëdhenj të qytetit; Thoma Turtulli dhe Selim Mborja. I pari I la trashëgimi qytetit spitalin, liceun, bibliotekën, jetimoren. I dyti fabrikën e famshme të birrës, e që me pasurinë e tij mbështeti përparimin në kulturë, sport e përfaqsim dinjitoz të qytetit.

Nuk ishte rastësi që këto dy figura kryesore të veprave filantropike në Korçë kishin një mbështetje gati të pakursyer nga Mbreti Zog. Si për të vënë në jetë investimet dhe bamirësitë e tyre siç ishte ngritja e godinës së Prefekturës apo ndërtimi I spitalit, ashtu edhe për tu bërë model I një qytetërimi që po lindtte.


Mbteti Zog e mbante mirë me pasunikët e fuqishëm korçarë që nga ana e tyre me siguri ja shpërblenin me nderime siç e tregon shtypi I begatë korçar I kohës, një tjetër dëshmi e civilizimit.
Është shkruar se në varrimin e filantropit Thoma Turtulli në vitin 1937, kurora e parë që printe kortezhin e gjatë të qytetarëve korçarë ishte ajo e porositur nga Mbreti Zog.
Historia rezervon edhe plot e plot fakte të tjera që nuk mund të përmblidhen në një shkrim të vetëm, e që kanë një kokfortësi të pakundërshtueshme të bashkëjetesës së Korçës me Mbretin Zog

Jo rastësisht ndoshta, monarku për largim nga Shqipëria zgjodhi kufirin drejt Korçës. Aty ky siç përmendëm më lart populli u ngrit në mbrojtje të tij dhe Zogut I garantohej mbrojtja me gjithë shpurën e vet siç ndodhi realisht nga Gani beu I Zëmblakut ku bujti një natë para se të nisej drejt Greqisë.
Kjo ishte një bashkëjetesë që nuk zgjati për vetë rrjedhën që mori historia, por e tillë që Korçës I dha shkëlqim të paparë. Dhe ajo parulla në faqen e malit Moravë nuk duhet të jetë shkruar as për servilizëm as për nënshtrim, por si një detyrim vullnetmirë prej popullit të Korçës./Konica.al

Covid bën namin/ Shënohen 984 raste të reja në Shqipëri, 4 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6113 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 984 qytetarë, në këto bashki: 294 raste në Tiranë, 93 raste në Shkodër, 79 raste në Durrës, 49 raste në Berat, 37 raste në Vlorë, 34 raste në Lushnje, 31 raste në Lezhë, 26 raste në Krujë, 23 raste në Kurbin, 22 raste në Sarandë, 21 raste Pogradec, Elbasan, 20 raste në Fier, 18 raste në Korçë, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Kamëz, Kavajë, 14 raste në Gjirokastër, 13 raste në Dibër, 9 raste Vau i Dejës, Rrogozhinë, Divajkë, 8 raste në Vorë, Kuçovë, 7 raste në Përmet, Gramsh, 6 raste në Kukës, Shijak, Tepelenë, Kolonjë, Peqin, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Himarë, Devoll, Dimal, Belsh, 3 raste në Fushë- Arrëz, Has, Bulqizë, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Mat, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Konispol, Skrapar, 1 rast në Pukë, Libohovë, Kelcyrë, Maliq, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Nisur nga shtimi i rasteve COVID, në bazë të planit të MSHMS për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: Një qytetar 62 vjeç nga Durrësi, një qytetar 64 vjeç nga Lezha, një qytetar 69 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 72 vjeç nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (04 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       984
Të shëruar në 24 orë      640
Të shtruar në spitale       106
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 6113

Testime totale 1,072,755
Raste pozitive 150,101
Raste të shëruara 135,961
Raste Aktive 11,628
Humbje jete 2,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4244
Shkodër          1927
Durrës             989
Vlorë               832
Fier                  819
Lezhë              766
Elbasan           602
Berat               424
Gjirokastër      308
Korçë               304
Kukës              234
Dibër                179