“Çmëndet Shqiptari “ / Nuk kontrollon xhelozinë,lidh gruan për karrige dhe e…

Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi ka torturuar bashkëshorten e tij duke e dhunuar vazhdimisht. Viktima pretendon se dhuna nxitej nga xhelozia e partnerit. Rreth 10 ditë më parë, ajo përjetoi ditën më të tmerrshme. Sipas mediave italiane, ajo u lidh në një karrige dhe u torturua për dy orë pasi u kërcënua me thikë.


Pavarësisht se partneri nuk shkoi deri në pikën sa t’i rrezikonte jetën, ai i la shenja në lëkurën e saj. Atë ditë, shqiptari e dërgoi gruan e tij në spital, ku nuk pranoi dhunën që kishte përjetuar, por u tha mjekëve se kishte rënë nga biçikleta.

Versioni i saj nuk u besua, ndaj autoritetet italiane nisën hetimet për të zbuluar të vërtetën.

Në dëshminë e tij, shqiptari nuk pranon se ka ushtruar dhunë ndaj partneres, por thotë se ajo ishte e droguar dhe shpikte çdo gjë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: