Presidenti i Rajonit të Puglia-s “fiksohet” me Ramën, dhe e ngre në qiell: “Një nga liderët më të rëndësishëm të Europës”

Presidenti i rajonit të Puglias, Michele Emiliano e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si një ndër liderët më të rëndësishëm në Evropë duke mos e fshehur admirimin për të. Në takimin që pati mëngjesin e sotëm me kreun e qeverisë shqiptare, ai u shpreh se shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm, duke shtuar se premtimet që do i bëheshin delegacionit shqiptar duhet që të mbaheshin.


Shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm ato kanë bërë hapa shumë të mëdhenj para, kam qenë në Tiranë para shumë vitesh dhe ta shohësh sot është një metropol. Prandaj eshtë e qartë që nëse i thoni diçka kryeministrit dhe qeverisë së tij, angazhimet që merrni përsipër duhet t’i mbani. Ne duhet t’i bëjmë gjërat mirë deri në fund sepse Shqipëria e meriton. Unë Ramën e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës, dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij, po e bëjë këtë për shkak të historisë sesi ka sjellë paqe në komunitetin e tij. Ne jemi miq të Shqipërisë pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’. Sot kemi mundësi të dëshmojmë me fakte që kjo që po bëjmë sot nuk është thjeshtë zhurma e një fshese të re që po pastron diçka, ne e dimë që miqësia është diçka që duhet të kultivohet çdo ditë,“-tha ai në fjalën e tij.