Tenton të korruptojë policin në Kapshticë ,28-vjeçari nga Durrsi i fut 25 € në pasaportë/ Policia e procedon…

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi B. M., 28 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur 25 euro, me qëllim shmangien nga masa administrative pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, filluan procedimin penal për shtetasin B. M., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.