Tronditet Italia / Shqiptarët e kosovarët, përleshen me armë në zemër të Triestes, 8 të plagosur…

Të shtëna armësh kanë tronditur orët e para të ditës qytetin Italian të Triestes, ku të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë i intubuar dhe ka plagë me armë zjarri në gjoks. Pesë të tjerë kanë plagë me armë zjarri dhe shenja në kokë nga goditja. Dy persona janë vënë në pranga, ndërkohë që edhe në momentin e arrestimit ka pasur të shtëna. Ndërkohë që ka pasur njoftime se një burrë tjetër i armatosur u arratis në Francesco, një zonë ngjitur dhe policia është vënë ndjekje të tij.


Mosmarrëveshjet lidhen me sektorin e ndërtimit dhe kantieret e shumta të ndërtimit që janë duke u zhvilluar në kryeqytetin Julian. Dëshmitarët tregojnë se rreth orës 7.40 në via Carducci, në qendër të Triestes, kishte të paktën dhjetë persona, të gjithë të veshur me tuta, të cilët dolën nga një makinë me xhama të errët, disa me shkopinj druri dhe hekuri në duar dhe disa me armë. Një grua, e cila po priste të hynte në furrën e bukës deklaroi se pati gjithsej 10 të shtëna, të cilat më pas plagosën tetë persona.

Qyteti është praktikisht i shokuar, thotë shtypi vendas. Njëri prej punonjësve të lokalit tha se kishte punuar për 33 vjet në atë zonë, por nuk kishte parë kurrë një skenë të tilla kaq të dhunshme. Sipas tij, dy grupe të përbërë nga persona të shumtë në fillim ishin përplasur verbalisht, pastaj kanë nxjerrë shufrat e hekurit, e në fund, edhe armët e zjarrit.