I vodhën gruas çantën e dorës, arrestohen dy të rinjtë në Korçë

Dy persona kanë përfunduar në burg, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin akuzohen se kanë vjedhur çantën e dorës së një shtetase. Mësohet se kjo e fundit brenda ka pasur të gjithë sendet e saj personale, duke denoncuar rastin në polici.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. L., 36 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 03.09.2021, në lagjen nr. 8, Korçë, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur çantën e dorës, shtetases D. M., brenda së cilës ndodheshin dokumente e sende personale të saj, të cilat iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.