“Tapë” në timon/ Policia vë në pranga 39-vjeçarin në Maliq

Policia e Maliqit ka bërë të mundur parandalimin e një tragjedie. Një 39-vjeçar u kap në flagrancë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashtëmi, ndërsa 39-vjeçari ka përfunduar në burg.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.