“Audi” përplas këmbësoren në Qafë Thanë/ Ja detajet e para

Një këmbësore është përplasur nga një makinë rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Sipas policisë E.H., rreth 29-vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar makinën tip “Audi” ka goditur këmbësoren me inicialet H.K. rreth 59-vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2021, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, shtetasi E.H., rrerh 29 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur këmbësoren shtetasen H.K., rreth 59 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.