Bëhuni gati, fillon sot Për’Puthen3…./ 16 djem dhe 5 vajza ulen në karriget e beqarëve

“Për’Puthen 3” rinis nesër në orën 18:15 në ekran, dhe në orën 19:30 në kanalin zyrtar të You Tube. Pas një fushate të gjatë përzgjedhjeje, ku ka pasur më shumë se 10.000 aplikantë, kasti është gati për të nisur aventurën e tyre të dashurisë në ekran. Janë 16 djem dhe 5 vajza që do te ulen ne karriget e beqarëve, për të gjetur dashurinë e tyre.Top Channel ia ka besuar sërish formatin autores Olsa Muhameti, nën prezantimin e Bora Zemanit, formacioni do të vijoje të jetë i njëjtë! 21-beqaret do të jenë vazhdimisht edhe këtë sezon nën analizat e Arjan Konomit.