“Brojaaa” shtang hungarezët dhe feston si i çmendur /Shperthen festa në “Elbasan Arena”

Shqipëria ka mposhtur 1-0 Hungarinë në përballjen e zhvilluar në Grupin I në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. Kjo fitore ka ringjallur shpresat e Shqipërisë për të ëndërruar kualifikimin në kampionatin botëror me Anglinë që po e kryeson grupin. Armando Broja në minuten e 87′, i hedhur ne fushe ne pjesen e dyte, ka gjetur goditjen perfekte dhe i ka dhene avantazhin kuqezinjve ndaj Hungarise ne Elbasan Arena, duke ngritur publikun ne kembe. Sulmuesi i Southampton ishte vendimtar. Një gol shumë i rëndë i djaloshit, që është i pari për të në kombëtare dhe vjen në momentin kur na duhej më shumë sepse vinim pas një humbje zhgënjyese ndaj Polonisë. Me këtë triumf, Shqipëria shkon në kuotën e 9 pikëve pas 5 ndeshjeve, duke u renditur momentalisht e dyta, pas Anglisë .


FT: SHQIPËRI – HUNGARI 1-0

Broja 87′

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj. Trajner: Edi Reja

HUNGARIA: Gulashi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagi, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai. Trajner: Marko Rosi

Shqipëria i ka të gjitha shanset, për të synuar vendin e dytë, në ndeshjen e ardhshme. Të mërkurën kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë, për t’u përballur me San Marinon në “Elbasan Arena”, ndërkohë për sa i përket rivalëve të tjerë të grupit, Poloni-Angli, do të jetë dueli interesant, që pritet të vendosë disi edhe fatet e renditjes.


Në rast të një triumfi të “Tre Luanëve” në Poloni dhe fitores së Shqipërisë ndaj San Marinos, Kombëtarja kuqezi ngjitet automatikisht në vendin e dytë. Më pas ndeshjet kualifikuese do të rikthehen sërish në muajin tetor, teksa në datën 9 tetor, Shqipëria do të jetë mysafire në Hungari, ndërkohë që Polonia do të ndeshet me San Marinon dhe Andorra me Anglinë.

Tre ditë më vonë, më 12 tetor, kuqezinjtë e Rejës do të presin Poloninë për të “marrë hak” pas asaj humbje në transfertë. Në dy ndeshjet e fundit të grupit Shqipëria do të përballet në transfertë me Anglinë më 12 nëntor dhe me Andorrën në shtëpi më 15 nëntor.

Më poshtë mund të shihni kalendarin e plotë të ndeshjeve të Grupit I ku bën pjesë Shqipëria dhe renditjen.